Bota
7 Nëntor, 2024
Krejt fajet për humbjen e kandidatës Demokrate, Kamala Harris, po del t’i ketë ylli i kinemasë, George Clooney.
Së paku kështu po mendojnë në kampin e demokratëve në Amerikë, të cilët po fajsojnë aktorin për humbjen e tyre në zgjedhje, pasi ishte ai që i kërkoi Joe Bidenit të tërhiqej nga gara.
Aktori 63 vjeç, në muajin korrik pati shkruar një artikull për New York, ku i bëri thirrje 81-vjeçarit Biden të braktistë fushatën e tij presidenciale.
“Ne nuk do të fitojmë në nëntor me këtë president”, ka thënë Clooney.
Por menjëherë pas fitores së Donald Trump, një grup komentuesisht politik, nisën shigjetat e sulmit në drejtim të aktorit.
“Dikush të më sjellë George Clooney. Duhet të bëjmë një bisedë”, është shprehur njëri nga komentuesit.
Ndërsa gazetari Joshua Hartley postoi një screenshot nga i artikulli i Clooney me mbishkrimin “Faleminderit George Clooney”.
Komentet shkojnë edhe më larg, duke i bërë thirrje presidentit të ri të Amerikës që t’i falenderoj VIP-at amerikanë.
“Trump nuk duhet të harrojë të falënderojë të famshmit e Hollivudit. Sidomos George Clooney”, thuhet në një koment.