Live Stories from Prishtina

LIVE

23 Dhjetor, 2024

Të kesh stil, nuk do të thotë të ndjekësh trendet e fundit as të veshësh diçka që nuk të ofron rehati. Të kesh stil, nënkupton përshtatje për vendet që keni vizituar, jetën që keni bërë, ushqimin që keni ngrënë dhe gjithçka tjetër.

Edi Rama, përveçse një lider politik, është një artist me një stil që e pasqyron këtë identitet të dyfishtë. Në veshjet e tij, ai përdor elemente që ndërthurin formalitetin politik me kreativitetin dhe eksperimentimin.

Shumë shpesh, ai pasqyron mesazhe të nënkuptuara dhe të fuqishme ndaj publikut. Në ditë kur merr vendime, në ditë kur shkon në vizita apo ka për të bërë deklarata.

 

Kostumi klasik dhe atletet

Kostumi është një element standard në protokollin e një lideri politik kombinimi me atletet e bardha sportive, sfidojnë pritshmëritë dhe i japin veshjes një qasje moderne dhe të qetë, të cilat krijojnë hapsirë për të lejuar mendimet dhe pranim për mendimin e të tjerëve.

Rama u bë i famshëm për atletet adidas, të cilat i veshi në Samitin e Triestes.

Pa pjesëzat e Yohji Yamamoto, garderoba e kryeministrit Rama, nuk do të kishte kuptim.

Shpesh ngjyra e zezë e mbizotron stilin e tij, por kjo ndodh kur dëshirojnë të transmetojnë aspak emocione.

Pavarsishtë kodeve etike në politikë, një rast tjetër është kur kryeministri shkoi të votonte më 30 qershor me pantallona treçerekshe të zeza.

Për jetën e tij të përditshme idhujt që ka ai në fashion janë dizajner japonez ku ai i respekton dhe i reflekton më së miri në veshje, me format më orientale-fashion.

Ai duket sikur nuk mundohet shumë dhe ndihet rehat në rrobat që zgjedh!

Aksesori kryesor në stilin e kryeministrit Rama janë syzet, por çfarë ka rëndësi është kombinimi i tyre me rroba dhe forma që të shkon për fytyrën tënde.

Forma e rrubullakët dhe ngjyrat e tyre janë përherë unike. Ka pjesëza edhe kur vesh syze me korrniz të kuqe të cilën ngjyrë e përdorë edhe për simbolet kombëtare.