Live Stories from Prishtina

LIVE

11 Nëntor, 2024

Ky artikull ka qasje sarkastike dhe përmbajtje fiktive. Por kjo nuk do të thotë se personalitetet e përmendura janë larg këtyre përzgjedhjeve.

Mbrëmja nis kështu, në një të premte të një fundjave, ku punët që është dashur të kryhen janë kryer. Tri personalitete, fytyra publike, dalin të festojnë sukseset e javës për nga një pije. Zgjedhjet e tyre të çuditshme në bar japin një këndvështrim krejt të paparashikueshëm për secilin.

Pasi hyn në një nga baret e kryeqytetit, Albulena Haxhiu bën një pauzë për të vëzhguar atmosferën. Sytë i shkojnë te një tavolinë në cep, larg syve kureshtarë të të tjerëve, ku dritat e buta krijojnë një hije misterioze.

Pasi ulet atje, ajo zgjedh një Martini një pije e përkryer për t’i shtuar atmosferës një ndjesi elegance të qetë, që i thyen çdo mit të seriozitetit që ajo projekton në publik.

Kjo zgjedhje nuk ka lidhje me imazhin e saj të disiplinuar, dhe një pyetje e heshtur mbetet pezull në ajër: çfarë po përpiqet të shprehë ajo përmes kësaj pijeje që tingëllon kaq larg qëndrimeve të saj zyrtare? A është ky një shpërthim i brendshëm i dëshirës për të dalë nga kufijtë e saj të zakonshëm, një shijim rebel për të sfiduar parimet e vetëkontrollit? Apo, mbase, për një moment, ajo po heq dorë nga “rregullat” për të provuar një shije më të ashpër e më të lirshme të jetës?

Zgjedhja e tij të lë pa fjalë. Kokteji “Sex on the Beach” i ndihmon edhe më shumë në tonin kritikues, Dardan Molliqajt. Vendi i tij i preferuar është tek shanku; sigurisht që dëshiron të hyjë në bisedë pak me kamarierin (t’i tregojë se si askush s’do t’ia dijë për Veriun) e pak me dikë që i shërben bajame dhe fëstëkë (këtu kombinimin e koktejit me grimca nuk mund të ndikojë, edhe aty me ua përcaktuar çka shkon). Ai menjëherë pas argëtimit do të gjejë mënyra si të shkojë në shtëpi, të bëjë dush dhe të lëshojë opsionin për masazh. Është shumë ndryshe nga të tjerët ky person.

Stili i ri i flokëve për djalin e qytetit është risi për ata që nuk e kanë takuar moti. Por zgjedhja e tij në pije është e njohur për vendet që Blerand Stavileci frekuenton. Një “Vodka Sour” – ky koktej i athët, me nuanca të hidhura, i ngjan më shumë një zgjedhjeje për një natë të gjatë meditimi sesa për një festë të gëzueshme. Ky kontrast i papritur mes humorit të tij publik dhe kësaj pijeje të heshtur dhe të mprehtë, vë në dyshim çdo fasadë paraqitjeje. Apo ndoshta është një shenjë që hyrja e tij në udhëheqje të klubeve basketbollistike është një paraqitje më e thellë dhe reflektuese?