Live Stories from Prishtina

LIVE

11 Nëntor, 2024

Në një atmosferë të zjarrtë debati për projekt-buxhetin e vitit 2025, Kuvendi i Kosovës u bë sërish skenë e kontrasteve.

Derisa deputetët dhe qeveria diskutojnë miliona e miliarda euro për vitin e ardhshëm, punëtoret që kujdesen për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave të Kuvendit, po qëndrojnë jashtë.

Tash e sa ditë, ato po protestojnë.

Me gjithë motin e ftohtë dhe mungesën e një mbështetjeje ekonomike ato po vazhdojnë qëndresën me kërkesë “rritjen e pagave”.

Paga e tyre mbetet në pikëpyetje, ndërkohë që brenda flitet për buxhetin e “familjes”!

A do të shkojë ndonjë cent i këtij buxheti për këtë kategori?

Apo do të përfundojë gjithë buxheti në tavolina të mëdha, ndërsa punëtorët e mirëmbajtjes rrinë jashtë ambienteve të punës?

Kohë e vështirë për ata që e mbajnë Kuvendin të pastër!