Live Stories from Prishtina

LIVE

24 Prill, 2026

Me vendimet e fundit, përshëndetjet më të sinqerta i shkojnë vetëm Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin “Banjska” shënon një prej momenteve më të rënda dhe më domethënëse për drejtësinë në Kosovë.

Dy të akuzuar, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vjet burgim për sulmin e armatosur të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Atë ditë, një grup i armatosur rëndë bllokoi hyrjen e fshatit dhe më pas hapi zjarr ndaj Policisë së Kosovës, që kishte dalë në vendngjarje për të larguar kamionin e vendosur në rrugë.

Në atë sulm u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa dy policë të tjerë mbetën të plagosur. Për shumë qytetarë, ai sulm nuk ishte vetëm akt terrorist, por përpjekje e drejtpërdrejtë kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit.

Megjithatë, vendimi i sotëm nuk solli vetëm ndjenjën e drejtësisë. Ai riktheu edhe dhimbjen e familjes Bunjaku. Të afërmit e rreshterit të vrarë e quajtën fyerje dënimin prej 30 vjetësh për njërin nga të dënuarit, duke kërkuar që të gjithë të përballeshin me dënimin maksimal.

Reagimet institucionale ishin të qarta, askush që sulmon shtetin nuk duhet të mbetet pa ndëshkim. Por njëkohësisht u theksua se ky proces nuk përfundon me tre emra të dënuar. Shumë të akuzuar të tjerë vazhdojnë të jenë në arrati, mes tyre edhe Milan Radoiçiq, i përmendur nga organet e drejtësisë si drejtues i grupit.

Nderimi për ata që ranë në detyrë dëshmohet kur sakrifica e tyre kujtohet, urojmë që e njëjta plagë të mos përsëritet më.

Afrim Bunjaku do të mbetët simbol i përgjegjësisë <3