Horoskopi i të famshmëve
27 Prill, 2026
Shpresa është shpëtimi i të gjitha shkëndijave pozitive që kemi në shpirt. Edhe pak ditë para se të dalim në muajin maj, këtu do të lë disa mesazhe për secilën shenjë të astrologjisë.
Po! Astrologjia nuk është shkencë dhe ne nuk e kemi ndërmend t’ju bëjmë të besoni në diçka që ju tashmë nuk e konsideroni si “temë që ju intereson”, por të paktën këto fjalë që do t’i lexoni mund të ndikojnë që të manifestoni diçka që mendoni se e kishit humbur, që nuk ju ka rënë ndërmend apo që tashmë kishit humbur shpresat totalisht.
Kush e di… jeta është plot surpriza.
Dashi
Mbështetu në veten tënde! Shumë shpesh emocionet me dallgë që ndjen një dash, janë aq me intensitet të lartë sa dijnë të vënë në pikëpyetje aftësitë e juaja. Pak më shumë besim në shkathtësitë tuaja është e gjitha çka ju duhet gjatë majit.
Demi
Maji është muaji juaj, andaj kjo është edhe koha kur dikush i/e ri/re, kërkon që ju t’i bëni vend në zemrën tuaj! Mirë apo keq? Këtë kurrë nuk e dijmë, por mos u zhgënje nga tolerimet e tua, çdokush ka misionin e vet në këtë jetë.
Binjakët
Dashuria gjithmonë ndodhet në ajër për një binjak! Ashtu do ndodhë edhe gjatë këtij muaji, dashuria do të shfaqet në çdo formë: romantike, shoqërore, profesionale, spontane… edhe në ato momentet kur krejt çka bëni është “të qëroni një portokall” ndërsa ju po e dashuroni faktin që spërkatja nga portokalli po bie në duart tua.
Gaforrja
Gjithçka me bollëk është përreth qosheve tua gaforre! Frika e braktisjes, frika e mungesës të cilitdo emocion që po kërkoni këtë muaj do të zhduket dhe krejt çka ju duhet të bëni është vetëm të pritni.
Luani
Shumë fitore madhështore! E thash me plot vetëdije dhe patjetër se i qëndroi mbrapa. Mbretërisë së luanëve ka kohë që i është nevojitur një fitore e tillë dhe kjo definitivisht duhet vlerësuar.
Virgjëresha
Lëre të shkoj. Pranvera freskon të gjitha virgjëreshat tona të cilat/cilët gjatë gjithë kohës mendojnë se si të vënë rend dhe disiplinë, t’i lënë gjërat në rrjedhën e vet është shpëtimi i tyre.
Peshorja
Piku juaj më i lartë i kreativitetit, është tani në këtë muaj, kur personat në shenjën e Peshores dhe ata në shenjën e Demit (pasi gjysma e majit i takon demit), dy palët planet sundues e kanë Venusin (Afërditën), planetin e bukurisë. Kjo do të thotë që sytë tuaj do t’i vënë re vetëm detajet e bukura.
Akrepi
Praktikisht maji për ty i/e dashur akrep, jeni duke shkelur në versionin më të mirë të vetes, si brenda ashtu edhe jashtë. Njerëzit admirojnë mënyrën si mendon, flet dhe vepron. Do të lësh gjurmë kudo që shkon, ndërsa fundi i muajit sjell një surprizë që i lë të gjithë pa fjalë.
Shigjetari
Ky muaj të vendos në qendër të vëmendjes. Njerëzit do të të mbajnë mend, qoftë për energjinë tënde apo për sinqeritetin tënd. E vërteta del në dritë dhe ti fiton më shumë qartësi për rrugën tënde.
Bricjapi
Maji të gjen në kontroll të plotë. Po ecën përpara me vendosmëri dhe pa pasur nevojë për miratim nga askush. Veprat e tua do të flasin vetë, ndërsa suksesi vjen në heshtje.
Ujori
Disa momente sfiduese do të të kujtojnë sa i rëndësishëm është bashkëpunimi. Nuk je vetëm në këtë rrugëtim. Nga fundi i muajit gjithçka bëhet më e qartë dhe do të dish saktësisht hapat e ardhshëm.
Peshqit
Më në fund po vlerësohesh ashtu siç e meriton. Ky muaj sjellë rritje, mundësi të reja dhe një ndjesi çlirimi. Hyr në këtë periudhë me besim, sepse nuk ka kufij për ty.

