Live Stories from Prishtina

LIVE

4 Nëntor, 2024

Një burek me mish dhe një me djath, duket të ketë joshur kryediplomatin nga Luksemburgun, Xavier Bettel, i cili sot ka vizituar Kosovën.

Bettel, është pritur në një takim nga homologia e tij, Donika Gërvalla Schwarz, por dashuria për “burekun” e ka shtyrë që ta përfundoj më shpejt takimin.

Këtë e tha shefi i diplomacisë luksemburgjeze, në konferencë për media, derisa i kërkoi falje protokollit të MPJ-së në Kosovë.

“Kërkoj falje nga protokolli, pasi që kam kërkuar të dalë më shpejt nga takimet, meqë kam dashur të provojë byrekun me mish dhe me djathë në qendër të Prishtinës”, tha Bettel.

Bettel, tha se e ka shijuar shumë shetitjet në Prishtinë, derisa bëri të ditur se ka biseduar me njerëzit dhe ka bërë fotografi.