Mimoza thotë se “nuk kanë nevojë për opozitën”, për projektbuxhetin e kanë Slavko Simiq-in!

Paper Radio
ON AIR
91.1 Prishtinë
91.1 Podujevë
91.1 Fushë Kosovë
91.1 Artanë
91.1 Kastriot
91.1 Graçanicë
91.1 Drenas
91.1 Lipjan
91.1 Tiranë/Dajt
101.8 Durrës
104.1 Fier
102.7 Vlorë
88.9 Himarë
88.6 Sarandë & Ksamil

Ngjarje drejtpërdrejt nga Prishtina

LIVE

4 Nëntor, 2024

Mimoza Kusari Lila, shefe e Grupit Parlamentar i VV-së, thotë se nuk po i duhen votat e opozitës për miratimin e projektbuxhetit për vitin 2025.

Kusari Lila shtoi se asgjë nuk është e re që opozita të mos e votoj buxhetin, por kjo sipas saj nuk është problem pasi që pozita tashmë i ka votat e nevojshme.

“Në fakt nëse e shikoni paternin e partive të opozitës në asnjë nga të gjitha miratimet që kanë ndodhur në këtë legjislaturë, dhe ky është i katërti me radhë, opozita nuk ka marrë pjesë”, ka thënë Kusari Lila.

Shefja e deputetëve të pushtetit, tha se e kanë shumicën parlamentare.

Sipas Kusari Lila, fuqia e pozitës është parë edhe javën e kaluar në votimet e thjeshta ku sipas saj pozita arriti të miratoj ligje dhe vendime të tjera.

“Për opozitën s’kam çka të them, kanë përcaktuar dhe vendosur në një rrugë tjetër. Është çështje e vendimmarrjes së tyre”, tha Kusari Lila.