N’Kosovë
4 Nëntor, 2024
Qytetarët e Prishtinës që furnizohen me ujë të pijshëm nga Liqeni i Badovcit ende nuk mund të shfrytëzojnë sistemin e ujësjellësit.
Kjo pasi që uji vazhdon të jetë i pasigurt për pije, për shkak të pranisë së të lartë të manganit.
Edhe analiza e kryer nga ekspertët e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të dielën, kanë rezultuar me sasi të lartë të manganit.
Si rrjedhojë uji që vjen nga ky liqen tejkalon kufijtë e sigurisë për ujë të pijshëm.
“Instituti do të vazhdojë monitorimin e rregullt të situatës në bashkëpunim me Ujësjellësin Rajonal për të siguruar informimin e vazhdueshëm të popullatës”, thonë në IKSHPK.
E deri në uljen e nivelit të manganit, qytetarët e zonave që furnizohen nga Badovci, do të vazhdojnë të blejnë ujin e pijes ose edhe të furnizohen nga autobotët që ka vën në dispozicion kompania “Ujësjellësi Regjional Prishtina”.