Dje n’Kosovë
28 Tetor, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!
Lexues, shko mbrapa, shumë shumë mbrapa. Shko tek ai fëmija i vogël që ecte zbathur në barin e kopshtit ku është rritur në verën e nxehtë me shumë diell. Shko pra tek dita jote si fëmijë, bëhu nganjëherë si ai/ajo. Brengosu më pak për këtë jetë!
Jam e bindur që e diela me orën e ndryshuar ju gjeti më ndryshe. Ndoshta dje ishte dita që për ca momente, nuk e kuptuat pse po ndiheni që keni fjetur mjaftueshëm?!
Përpos marrëveshjeve ndërkombëtare, asnjë projektligj i planifikuar i Qeverisë që të miratohet brenda këtij viti, nuk ka kaluar në Kuvend. Nga 73 projektligje që Qeveria ka shprehur synimin t’i përcjellë para deputetëve deri në fund të tetorit, deri tash i ka proceduar 13 sosh. Monitorues të punës së Kuvendit shprehën drojën se edhe projektligji për Buxhet mund të mos marrë mbështetjen e deputetëve në këtë legjislaturë.
Zgjohuni o të përzgjedhurit e popullit, qysh more as 1/3 e ligjeve nuk janë zbatuar e proceduar në kohë?? Ku është etika e punës? Njëra prej qeverisjve me kohëzgjatjen ma të madhe, e para gati që po e përfundon mandatin e saj katër vjeçar ka pas shumë më shumë potencial!!!
Banka Zhvillimore realitet hë? Çka nuk do të bëhet realitet deri më 9 shkurt?!
Kur dëgjoj për fajdexhinjë më duket si me fol për ndonjë shekull të kalun. E paramendo kapaciteti i tyre me arrit sa me të sjell arkivol tek dera në shenjë kërcënimi??? Gjithçka po ndodh bre, çdo ditë ngjarje frikësuese!!
“Prizrenin po e bëjmë gati për UNESCO” e ka titulluar postimin, kryeministri Kurti. Kështu duke treguar se Qendra Historike e këtij qyteti po bëhet gati për t’u nominuar për Listën Botërore të UNESCO-s!!
Sa bukur do të ishte nëse secili person në rrethin tuaj do ta vlerësonte veten!! Imagjinojeni sa energji të mirë do të lironin edhe për ju!