Dje n’Kosovë
27 Tetor, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!
Mirëmëngjesi i dashur shoqërues, nëse të ndodh ta gjesh veten duke qenë kontradiktor mes fjalëve tua, mos u ndjej keq! Mbrëmë më kapluan mendimet për njëfarë vetmie që po ndjeja, kurse sot në mëngjes sikur nuk po vlerësoja vetveten dhe njerëzit përreth sa duhet!
Po, çka ngjau këtë të shtunë në Kosovë!
—
E shtuna di të jetë ditë e preferuar për shumë njerëz; për disa është dita e parë e planeve të nisura nga e premta, për disa është dita e preferuar për të festuar momentet e mira e të këqija të të gjithë javës, dhe për disa është e vetmja ditë për të pushuar si duhet.
Një të shtunë eksploruese e kishte edhe presidentja e Komisionit Evropian, për të cilën kam shënuar rrafsh tash e një javë.
Pas turneut në rajon radha i erdhi vizitës në Kosovë. Takimet e para i filloi me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo e fundit kërkoi që të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës menjëherë.
Por Von der Leyen ka thënë se Kosovës i duhet ende punë për t’i hequr masat. Çdo herë kur largonte ndëgjueset nga veshi, më dukej sikur do të thoshte diçka shumë të madhe…
Presidentja Osmani nuk e la pa përmendur Serbinë si të vetmen destabilizuese në rajon, me mbështetjen që i jep Rusisë në luftën e saj me Ukrainën, dhe se si prap “ia hedh paq” të jetë më e “pa-ndëshkuara” në këtë mes.
Me sa e kuptova unë, kryeministri serb me një sjellje të vogël i kishte treguar se si e sheh Serbia BE-në dhe kë e vendos përpara dhe për kë shqetësohen më shumë, duke e anuluar takimin me Von der Leyen, për t’u takuar me një ministër rus??!!
E të njejtin mesazh që e ndau me presidenten Osmani e përcjelli edhe për kryeministrin Kurti!
—
Lexues, përderisa ata me “kapelë nuk qenë të hajrit”, tani në përzgjedhjen e radhës, a e dijmë që indikator në zgjedhjen e duhur është dikush pa “kapelë”? Që nga arrestimi i drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, për keqpërdorim të detyrës dhe suspendimin nga puna, çdo herë kjo pozitë u ushtrua nga ushtrues detyre.
Pas dështimit të konkursit të parë në qershor të këtij viti, KEK-u nuk ka rishpallur më atë dhe zyrtarët e saj nuk treguan as kohën se kur do të hapet konkursi i ri.
Në shoqërinë civile thanë se funksionimi i kësaj ndërmarrjeje me ushtrues detyre të kryeshefit dhe mos rishpallja e konkursit përbën shkelje të ligjit për zyrtarë publik…
—
Kënga fituese e edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës është shpallur kënga “Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi. Në kaos ka shkruar kapitulli i ndarjes së çmimeve. Të dytin e ka marrë “Verës” nga Greta Azizi dhe të tretin, Dea Strica me “N’Shqipni”.
—
Çdo ditë është një mundësi për të formuar botën tonë. Le të jemi krijuesit e ndryshimit që dëshirojmë të shohim, duke e filluar këtë udhëtim nga momentet e thjeshta të përditshmërisë!