Dje n’Kosovë
23 Tetor, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!
Nuk e di pse kam një ndjenjë që vjeshta më dhuron diçka dhe duket sikur ka mision të shërojë gjithçka që ke kaluar gjatë verës. Sikur fryma, së bashku me gjethet e saj, mbulojnë diçka të thellë.
Sa të thella ishin ngjarjet e ditës së djeshme në Kosovë dhe çfarë kuptimi kishin për mua.
***
Si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe Mbretëria e Bashkuar kanë kërkuar sërish nga Qeveria e Kosovës që të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Ishte fillimisht Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ai i cili kujtoi se administrata amerikane dëshiron të shohë lëvizje drejt themelimit të Asociacionit.
A do ta respektojë këtë qeveria e Kosovës? A do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Asociacionin, sidomos tani, në proces zgjedhor?
Mungesa e deklaratave, si dhe vullneti politik, nuk duket se do të sjellë një epilog të shpejtë për çështjen e Asociacionit.
***
Dy marrëveshje të grantit në kuadër të projektit “Energjia Efiçente në Ndërtesat Publike në Prizren” prej 1 milion eurosh janë nënshkruar të premten.
Projekti parasheh rindërtimin, rehabilitimin dhe renovimin e rreth 100 ndërtesave publike, përfshirë qendra të mjekësisë familjare, çerdhe dhe shkolla, me qëllim të garantimit të kushteve më të përshtatshme për qytetarët dhe punonjësit që shfrytëzojnë këto hapësira publike, si dhe të kontribuojë në kursimin e energjisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Kjo është një marrëveshje e ratifikuar, e cila vitin e kaluar kishte vlerë prej 5 milion eurosh.
A do të jenë të kënaqura 100 ndërtesat në përfundim të këtij projekti?
***
Çfarë lajmi i mirë!!! Shtëpia Muze e Masakrës së Poklekut, e familjes së Fadil Muqollit nga Drenasi, me të gjitha kujtimet, gjësendet dhe gjurmët e gjakut, prej këtij muaji dhe me vlerat që ajo paraqet për historinë e vendit, është shpallur monument.
Muzeu tashmë është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore nën mbrojtje të shtetit.
***
I dashur lexues, vijat pingul takohen një herë dhe asnjëherë më, por ky takim i njëhershëm bën mrekullira.