Live Stories from Prishtina

LIVE

April 15, 2024

Nëse ekziston diçka që më kujton gjërat e bukura në jetë, një ndër to, patjetër që është edhe filmi “Eat, Pray, Love”.

Julia Roberts në rolin e Gilber në formë të mahnitshme dhe me pasion të madh romanticizon çdo gjë që bën.

Për të ndarë me ju se çfarë mendoj shpesh gjatë filmave, përzgjodha rishikimin e filmit biografik “Eat, Pray, Love” të 2010-ës.

Le të zhytemi në histori…

1. Gilber posedon një shpirti aventurier, shumë sociale, kërkuese, e zhytur në vetvete, e cila pasqyron shpirtin e plagosur emocionues.

2. Julia Roberts udhëtoi deri në Bali duke u përpjekur të intervistojë një mjek i cili ka këshilla të mprehta për jetën e saj romantike dhe di të ardhmen e financave të saj.

3. Gjashtë muaj pas udhëtimit nga Bali, Gilber diskuton me shoqen e saj që sapo është bërë nënë Viola Davis për ëndrrat e jetës dhe merr këtë këshillë: “Të kesh një fëmijë është si të bësh një tatuazh në fytyrën tënde”. Nuk e di sa është këshilla e duhur.

4. Gilber merr vendimin e duhur, duke vendosur për divorcin e një martese që sapo ka filluar. Kjo pasi ajo nuk ndihet e përmbushur dhe e lumtur me gjërat momentale që ndjente.

5. Italia, India dhe Bali janë destinacione në të cilat Julia gjen lumturinë dhe paqen në gjërat e vogla… dhe rimerrë jetën e saj në duar.

6. Skena ku Julia Roberts nuk mund të adaptohet me kushtet funksionale për një vaskë të nxehtë në Itali, thjesht të bënë të mendosh se edhe në vështirësitë “e thjeshta” mund të gjesh kënaqësi.

7. Momenti “I’m Having A Relationship With My Pizza”, mund të jetë ndoshta pica më e shijshme që kam parë në ekran. Mënyra se si Gilber e shijon atë, mënyra se si kamera ka fokusuar kaçkavallin e nxehtë teksa largohet nga pica, të njofton me “vendlindjen e këtij ushqimi”, thjesht Italinë.

8. Aktrimi i Julia Roberts më bëri të mendoj që të shikosh dikë duke medituar është gjëja më paqësore që mund të kërkosh.

9. Prit! Nuk mund të kaloj pa e përmendur këtë. Prania e Javier Bardem në film, i cili poashtu është duke u shëruar nga divorci, ishte surpriza për një romancë në fund.

10. Aww! Julia Roberts dhe Javier Bardem shikojnë perëndimin e diellit së bashku. Por ajo ende e do veten, para së gjithash. Çfarë filmi.

Eat, Pray and Love më konsumoi lumturinë momentale!