A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Mercury Retrograde dhe ndikimi i tij

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Ju mund të mos jeni adhurues i horoskopit, mirëpo kur ju duket që gjërat që na sjellë jeta po vijnë duke u vështirësuar, pikërisht atëherë astrologjia ka një shpjegim për t’iu dhënë.

Pse po ndodh? Për çfarë arsye? Kush e shkakton? Si mund ta përballojmë?

Besojmë se të paktën një herë keni dëgjuar për termin Mercury Retrograde

Nëse nuk e keni hasur, atëherë ja ku e keni një shpjegim: Mercury Retrograde është thjesht një iluzion optik ku Mërkuri duket se ndryshon kursin dhe lëviz prapa në hapësirë.

Shpjegim shkencor: Përderisa Mërkuri e merr Tokën brenda orbitës së brendshme, Mërkuri ndërron drejtim dhe duket se është duke u kthyer prapa “in retrograde”.  Pasi Mërkuri qëndron më afër diellit, sesa Toka, kjo e bënë atë që ta përshkruajë orbitën rreth diellit për 88 ditë për dallim nga Toka, e cila e përshkruan atë për 365 ditë, kjo e cila e bënë Mërkurin të udhëtojë rreth diellit katër herë në vit, rrjedhimisht edhe ne ta përjetojmë po aq herë lëvizjen e tij prapa në hapësirë. – Mercury Retrograde

Tashmë nuk është fshehtësi që një fenomen i tillë në astrologji shënon fillimin e një periudhe të vështirë për njerëzit në tokë. Ju mund t’i harroni çelësat e zyrës apo të humbni takimet e rëndësishme të punës dhe këto ngatërresa të vogla mund t’iu shkaktojnë probleme në përditshmërinë tuaj.

Meqenëse Mërkuri simbolizon planetin e komunikimit dhe udhëtimit në astrologji, kthimi i tij prapa mund të paraqet vështirësi në këto fusha.

Duke qenë si fenomen që ndodh tri-katër herë në vit, mundësia që ju të keni lindur gjatë kësaj periudhe është e madhe.

Nëse keni lindur gjatë Mercury Retrograde, ju mund të posedoni veti si ndrojtje në qasjen ndaj të tjerëve, komunikimit të qartë dhe absorbim të informatave. Madje brenda jush gjithmonë do të keni pikëpyetjen, “A mos nuk duhej ta kisha thënë këtë?”. Nëpërmjet punës së përkushtuar, ju mund të bëheni një shkrimtar ose folës i përsosur, pasi tashmë i keni testuar këto veti duke qenë si i lindur nën këtë fenomen.

Shpesh mund të keni një bisedë në kokën tuaj me personin që po komunikoni, duke e menduar me veten një skenar se si mund të përgjigjet bashkëbiseduesi juaj në të gjitha situatat. Nganjëherë këta persona mendojnë se i kanë thënë të gjitha që i kanë menduar, teksa kanë qenë duke biseduar me vetveten. Paraqiten si persona kreativ dhe me inteligjencë të lartë emocionale dhe duke qenë shumë të turpshëm si fëmijë, ata bëjnë një shpërthim në të 20-at e tyre. Zakonisht duhet pak kohë për të hequr qafe frikën, izolimin ose pasigurinë që shoqëron me këtë pozicion të Mërkurit.

Ndërsa, nëse keni lindur gjatë periudhës kur Mërkuri ka qenë direkt, ju jeni më të qasshëm sa i përket komunikimit dhe e thoni atë që e mendoni. Teksa ju mungojnë disa cilësi që personat e lindur nën retrograde, i posedojnë, kurse shpesh i thoni gjërat pa i menduar mirë.

Si ta përballoni këtë fenomen?

Periudha e Mercury Retrograde mund të shkaktojë keqkuptim në komunikim, thashetheme të rreme, teksa ju pavarësisht çdo gjëje duhet të tentoni që të gjitha t’i zgjidhni me komunikim dhe më e mira të ruani qetësinë tuaj karshi çdo situate.

Kësaj radhe, Mercury Retrograde do të ndodhë nga 9 shtatori deri më 2 tetor, e cila përfshin shenjat si Virgjëresha dhe Peshorja.

Menaxhimi i “superfuqive” për ju si një i lindur nën këtë fenomen, do t’iu krijojë më shumë përgjegjësi. Përdorni superfuqitë e juaja në mënyrë të mençur!

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP