Live Stories from Prishtina

LIVE

18 Gusht, 2026

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Krijoji gjanat që ti, kur je me veten thu “ah sikur t’kishin ekzistu qito…”, gjanat që ti nganjëherë thu “ah t’kish mendu najkush me bo këta”, gjanat që kur ti i sheh në formën që kanë, thu “pak ma ndryshe e kisha bo”. Bash për ato gjana puno, ato ndërroj, se patjetër ki me gjetë diçka që ty të pelqen.

Kjo ke veç sa mu nxeh në muhabet; hajde e shohim shkurt çka ka ndodhë në Kosovë dhe çka po na shqetëson…

Kqyre çka e din ti edhe unë është që për momentin institucionet i kemi me ushtrues detyre, nuk ka marrëveshje mes askujt, ka protestat prej partive politike që kërkojnë vazhdimin e seancës kunstituive e cila është ndërprerë. Për që vullneti i përgjithshëm për një zgjedhje po mungon atë e shohim.

I kemi do ngjarje tjera që ndodhin:

Koha paska raportuar që terapia Dabrafenib, e përdorur për trajtimin e disa llojeve të kancerit, përfshirë raste të caktuara të kancerit të lëkurës, mungon në Klinikën e Onkologjisë që nga 22 korriku. Për pacientët që varen nga kjo terapi, mungesa nënkupton se duhet ta sigurojnë vetë ilaçin, shpesh me kosto shumë të lartë.

Dabrafenib nuk është një ilaç që pacientët mund ta zëvendësojnë lehtësisht. Ai merret si pjesë e një terapie të përcaktuar nga onkologu, zakonisht dy herë në ditë, dhe vazhdimësia e trajtimit është veçanërisht e rëndësishme te pacientët me kancer. Ndërprerja ose vonesa e terapisë mund të krijojë rrezik për përkeqësim të gjendjes dhe e vendos pacientin në një situatë shumë të vështirë.

Një paciente ka treguar se është detyruar të kërkojë ndihmë nga familjarët në Gjermani për ta gjetur ilaçin. Çmimet që ka hasur kanë qenë 1,500–1,600 euro, një shumë që për shumë familje në Kosovë është e papërballueshme.

Ndërkohë që Klinika e Onkologjisë po raporton për mungesë, SHSKUK-ja në listën zyrtare të stokut deklaron se ka 224 njësi të këtij bari. Kjo krijon pikëpyetje serioze se ku ndodhet bari dhe pse nuk është në dispozicion të pacientëve.

***

Asnjë vend pune nuk duhet të jetë më i rëndësishëm se jeta e një njeriu. Siguria në punë është përgjegjësi që mund të bëjë dallimin mes kthimit të një punëtori në shtëpi dhe humbjes së tij.

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar dje për vdekjen e 59-vjeçarit Haxhi Gjinovci, punëtor në pozitën “Teknik i Xehtarisë” në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit. Gjinovci, i cili pësoi lëndime të rënda më 16 gusht gjatë lëvizjes në zonën e ekskavatorit, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Ai ishte pjesë e KEK-ut që nga viti 1985 dhe kishte mbi katër dekada përvojë në Korporatë.

Natyrisht që kushtet e punës në termocentrale janë tejet të rrezikshme, shto këtu faktin që punohet me makineritë e vjetruara, pluhurin, qymyrin dhe gazrat e dëmshëm.

Vdekja e Gjinovcit është rasti i dytë fatal në KEK brenda një muaji, ndërsa sipas Inspektoratit Qendror të Punës, rreth 20 persona humbën jetën në vendin e punës gjatë vitit 2025 dhe mbi dhjetë raste fatale janë regjistruar deri më tani gjatë këtij viti.

***

Në një kohë kur mbështetja financiare dhe institucionale për kulturën shpesh mbetet e pamjaftueshme, si në rastin e edicionit të 25-të për DokuFestin e këtij viti, janë prap festivalet vazhdojnë të mbajnë gjallë skenën kulturore të Kosovës.

Janë festivale ato që po i tërheqin vizitorët për të mësuar më shumë rreth kulturës tonë, që po sjellin ngjyra në jetën e secilit.

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës “DAM” rikthehet këtë vit në Prishtinë për të shënuar 20-vjetorin, pas një pauze njëvjeçare. Për dy dekada, festivali ka qenë një platformë e rëndësishme për promovimin e artistëve të rinj dhe prezantimin e muzikantëve ndërkombëtarë, duke kontribuar në skenën dhe identitetin artistik të Kosovës.

Edicioni i sivjetmë është më i reduktuar dhe përbëhet nga tri koncerte. Më 21 gusht, në sheshin “Adem Jashari”, do të performojë Orkestra e të Rinjve të Ballkanit Perëndimor nën dirigjimin e Desar Sulejmanit. Më 28 gusht, në qendrën “Barabar”, artistja Elena Boillat do të sjellë performancën eksperimentale “PARTITURAZERO”, ndërsa më 18 shtator, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, kontratenori Toshiyuki Muramatsu dhe pianisti Masaaki Saiton do të prezantojnë “VOX PER TEMPORA”.

***

Gjithçka në jetë është zgjedhje!