Live Stories from Prishtina

LIVE

25 Gusht, 2026

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Pishmani, miku im, pishmani ekziston madje në shumë situata, sepse problemi nuk është tek zgjedhja që bëjmë por tek romanticizimi i një situate/momenti/jete që nuk e kemi përjetuar/jetuar. E shumë shpesh më kujtohet ajo thënja: nuk ka të bëjë ,e zgjedhjen e duhur por me vendosshmërinë se me cilin pishman të jetosh.

Çka po ndodhë në Kosovë?

Posedimi i armëve te popullata e Kosoves, mundësi reale që krimet te ndodhin çdo ditë.

Një 25-vjeçare, në javën e 34-të të shtatzënisë, ka vdekur pasi u qëllua me armë zjarri në Karavansari të Malishevës. Për rastin dyshohet bashkëshorti i saj 26-vjeçar, i cili gjithashtu mbeti i plagosur dhe vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Prokuroria e ka iniciuar rastin si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Policia ka thënë se arma dyshohet të ketë qenë e prindit të të dyshuarit.

Rasti ka nxitur reagime të shumta, me thirrje që institucionet të veprojnë pa vonesë ndaj dhunës ndaj grave. Sipas të dhënave zyrtare, që nga viti 2010 në Kosovë janë vrarë rreth 60 gra.

****

Sot, e martë, (25 gusht) në ditën e gjashtë të garave në Lojëra Mesdhetare, Kosova prezantohet në hendboll, volejboll, futboll dhe not.

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku e ka siguruar medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Ajo e mposhti turken Esmanur Lok me rezultat 4:1 dhe u kualifikua në gjysmëfinale në kategorinë deri në 60 kilogramë. Me këtë fitore, Sadiku e ka të sigurt së paku medaljen e bronztë, por synimi i saj mbetet ari.

Ndërkohë, në disa prej sporteve të tjera rezultatet e Kosovës nuk kanë qenë në nivelin e pritur. Veçanërisht në mundje, Kosova nuk ka arritur asnjë fitore, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë fituar medalje.

****

Vetëm tetë ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet për blerjen e teksteve shkollore.

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë kritikuar vonesën dhe kanë ngritur shqetësimin se nxënësit mund të mos i kenë të gjitha librat në ditën e parë të shkollës. Ministria e Arsimit ka bërë thirrje që prindërit të mos nxitojnë me blerjen, pasi ende po negociohet çmimi me shtëpitë botuese.

Çështja është ngritur në një kohë kur Kuvendi vazhdon të mbetet i bllokuar në procesin e konstituimit.

****

Një ditë e zakonshme në Kosovë, ku lajmet e mira dhe të këqijat bashkëjetojnë brenda të njëjtave 24 orë.