Live Stories from Prishtina

LIVE

March 6, 2024

Të konsumosh sasi të tëra informatash nga rrjetet sociale bën që rrallë herë të mbash mend atë që sheh dhe ku e sheh, vetëm në rastet kur përmbajtja është shumë interesante.

Në epokën ku Tik-Tok-u, përbën shumicën e kohës që ne e shpenzojmë në “phone-screen”, propabiliteti që të përballeni në video me kontent të ngjashëm është më e madhe se në çdo rrjet tjetër.

Por ja që në periudha të caktuara hasim në momente interesante që bëhen virale dhe e ndryshojnë komplet disponimin tonë përderisa brenda tyre kanë edhe një mesazh. Sot do të rendis tre momentet më interesante nga rrjete sociale që tërhoqën vëmendjen time javën e kaluar dhe tashmë po i ndaj me gjithkënd.

1. 10 vite nga publikimi i këngës ”I took a pill in Ibiza”
Mike Posner autori i këngës ”I took a pill in Ibiza”, javën e kaluar bëri një postim mbi reflektimin dhe ndryshimin e tij personal që pas publikimit të vitit 2024 dhe ishte një nga qëndrimet më reale që kam lexuar.

Postimi ishte realizuar aq thjeshtë ku çdo fjali e menduar nga këndi personal i artistit ishte shënuar tek Notes, ndërsa mua nuk më shpëtoi asnjë detaj pasi ngjarja kishte rrjedhshmëri dhe ia doli të ma mbante vëmendjen.

Postimi vazhdon kështu:
“Në ditëlindjen time të 26-të, e shkrova këngën I took a pill in Ibiza…10 vite më parë. Kënga u bë e famshme vite më vonë pasi u shënua. Dje e festova ditëlindjen time të 36-të, u ndjeva krenar ta shikoja tekstin kur e di që asnjëra nga ato fjali nuk qëndron më. Jam shndërruar në një person tërsisht tjetër sot…”

Për të ua rikujtuar, kënga “I took a pill in Ibiza” është e bazuar në jetën reale të artisiti. Në fotot e ndara me audiencen e tij në Tik Tok, këngëtari ka hedhur dritë mbi detajet e asaj kohe duke e krahasuar me jetën e tij sot.

Mike i cili sot është 36 vjeçar, nuk merr më lëndë narkotike dhe nuk bënë gjëra që e dëmtojnë trupin e tij, përkundrazi nga ajo çka thonë rreshtat e parë të hitit: “I took a pill in Ibiza, to show Avici i was cool and when i finally got sober, felt 10 years older, but fuck it, it was something to do”.

Sot, ai ka dhurar mijëra atlete Jordans si donacion dhe nuk mundohet ta dëshmojë veten tek askush përveç Zotit, teksa në tekstin e këngës shkruante që “kam bërë milionat dhe të gjitha i shpenzoj në këpucë dhe vajza”.

Kur para 10 viteve qëndronte mbrapa fjalive “unë nuk mund të vihem pas një vajze”, sot ai i është përballur frikës nga intimiteti, ka luftuar paternat që e shmangnin nga lidhjet, ka tejkaluar dhimbjen e ndarjes nga lidhja e fundit, ka reflektuar karshi veseve që e dëmtonin atë dhe është njoftuar me ndjenjën e të qenurit në një lidhje të mirë dhe faktin që krijimi i një familjeje nënkupton gjithçka për të.

“All i know are sad songs, sad songs”, e njoh mirë dhimbjen dhe pikëllimin por sot e njoh mirë edhe lirinë edhe lumturinë.

Nuk ka mesazh më të mirë se ky për të dhuruar: “Të dua. Nese je duke kalur ditë të vështira dhe të kqija, vetëm vazhdo, nuk e ke idenë se sa e bukur di të jetë jeta pas disa viteve”.

https://www.tiktok.com/@mikeposner/photo/7335333659467107627?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7343276105953969670

2. Prezenca e Rihanna-s në dasmën më të famshme indiane.

Shumë shpesh fama di t’i shkatërrojë njerëzit. Ata thjeshtë mund të mos jenë më vetja e tyre. Ajo që është e vështirë është të mbetësh njeri. Kur flasim pë famë të cilën me shumicë e posedojnë artistët, Rihanna është njëra ndër ta.

Kur tash e sa vite nuk ka sjellur këngë dhe projekte të reja, ajo prap është renditur këngëtarja e tretë më e dëgjuar në platformën Spotify.

Energjia e saj ka bërë për vite audiencën në tërë botën që ta vlerësojnë për atë që bën më së miri… muzikën. Edhe pse performanca e saj e fundit ishte ajo e vitit te kaluar në Super Bowl, këtë vit ftesa për të performuar ishte ndryshe, ndaj edhe ndërruan qëndrimet e artistes.

Ajo u ftua për të performuar në dasmen e qiftit më të pasur në Indi, Anant Ambani dhe Radhika Merchan. Sipas CNN, pagesa të cilën Rihanna mori ishte mbi 5 milion dollarë.

Ishte kjo ngjarje me të cilën Rihanna ktheu vëmendjen të paktën për një kohë.

Mjafton një hashtag #rihannaindia në Tik-Tok dhe ju do të keni qindra video të performances së saj në Indi. Ajo që vazhdimisht vulos qëndrimin tim për ndjeshmërinë dhe sensualitetin e Rihanna-s u shpreh mjaftueshëm në një video teksa Rihanna po merrte shtruar situatën ne aeroportin në Indi dhe po bënte foto me policët.

Most Down to Earth Artist-ishte epiteti që kishte marr Riri në këtë video. Pse e cilesoj si një prej momenteve më të mira në rrjete sociale?

Përshendet të gjithë antarët prezent të stafit, tregon respekt, e thjeshtë në paraqitje dhe reflekton dashuri.

 

3. Ribërja e filmit One Day në serial

Sot më shumë se kurrë e kam vënë re që të krijosh diçka të mirë e cila do të mbesë në mendjen e të gjithëve, kërkon shumë origjinalitet, emocion dhe veçanti. Pasi duhet të jetë diçka e paparë për tu shikuar.

Andaj edhe mungesa e filmave të mirë në këtë kohë është më e dukshme, gjithçka është shpejtë e konsumueshme.

Kur dëgjova për herë të parë se do të bëhej një rikrijim i perlës “One Day”, filmit të vitit 2011, u mërzita, e cilësova si mungesë të kreativitetit për të krijuar diçka të re. Por ndikimi i serialit One Day tek audienca e re po na tregon diçka tjetër.

Personalisht, ndikimin e serialit po e shoh si formë të vetëdijësimit dhe shembull për t’i kuptuar teoritë që çarkullojnë me vite.

Për mua teoria “if he wants, he would-nëse ai do, do ta bëjë të realizohet”, nuk ekziston, sepse i mendoj të gjitha alternativat kur dua diçka por shumë faktorë më ndalojnë. Edhe historia e Dexter dhe Emma-s, përshkruan se si ti mund ta duash dikë por njëkohësisht mund të mos jesh i pjekur mjaftueshëm sa të dish ta pranosh dhe të veprosh duke dëshmuar për dashurinë ndaj njëri-tjetrit. Nganjëherë ti mund të jesh njeriu perfekt për dikë , por ata nuk janë gati.

Këto janë momentet nga rrjetet sociale, që unë i konsideroj që vendosin norma.