Live Stories from Prishtina

LIVE

March 11, 2024

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Përgjigjen e pyetjes se çfarë do të na sjellë e ardhmja, është se askush nuk e di. E ardhmja është e paparashikueshme dhe çfarëdo që bëjmë për nesër, e bëjmë për njerëzimin dhe për ta lehtësuar jetesën tonë.

Kjo e fundit, është pikërisht ajo çfarë prezanton ndërtesa e Kampusit të Bay View e cila do të përdoret nga punonjësit e Google—pra ofrimin e një koncepti të ri se si duhet të duket arkitektura e një objekti ideal pune, në këtë mënyrë duke paraqitur një formë të re të industrisë.

Modeli i këtij objekti, u ndërtua i tëri për t’i plotësuar kërkesat e punonjësve, “një pikturë e cila shpie drejt rrugës se si të jemi së bashku”. Drita natyrale, ajri i pastër, niveli i duhur i akustikës, të gjitha këto u ndërtuan duke menduar së pari për punonjësit.

Çfarë është veçantia e këtij objekti?

Duke përfshirë 1.1 milion metra katrorë, kampusi ka tri objekte të modelit të ngjashëm të cilat u dizajnuan dhe projektuan nga dy kompani, pra studioja angleze Heatherwick dhe ajo daneze BIG.

E tërë struktura e çatisë së objektit ngjason në çadra të hapura me kuadrate të mëdha, të përbëra nga një sistem panelësh diellorë nga argjendi prej 50 mijë copash, të lëkundura nga brenda të cilat gjenerojnë 7 megavat energji. Pjesa e cila ngjason me çadra, është e mbuluar me xham transparent, lloj i çadrave i cili ndihmon për të bërë hije atëherë kur dielli kulmon në hapësirë, si dhe hapet me mekanizëm kur ka nevojë për ajrosje.

Materiali që rrethon kampusin është transparent, i ndërtuar me dy kate, kati i parë i objektit ofron hapësira relaksuese për stafin, si kafene, dhoma pushimi si dhe dhoma të lojërave. Teksa kati i dytë është hapësirë më e qetë, aty ku ndodhen zyret. I ndërtuar sipas dëshirës së punonjësve, ky kat ngjason me panaire të shkencës apo librave.

Ekipi i cili punoi për të realizuar një sistem të tillë të funksionimit, ishin njerëz të cilët ishin të gatshëm të punonin në gjërat që tingëllonin të paarritshme dhe të çmendura. E gjithë puna u ndërtua bazuar në një koncept, duke i prioritizuar ndjenjat e njerëzve.

Emocioni është funksion dhe ne funksionojmë në bazë të emocioneve që përjetojmë gjatë ditës dhe arrijmë të ndërtojmë diçka në fund të ditës: diçka të mirë, funksionale, apo edhe krejtësisht të dështuar, pasi që në fund të fundit është e jona.

Ndërtesa të këtilla që vazhdimisht punohet në to, nuk është për t’u dhënë formën perfekte por sepse njerëzve ju intereson mjaftueshëm për të vazhduar të bëjnë ndryshime deri sa të përshtaten dhe ta gjejnë veten.

Ky kampus nuk merr, por dhuron diçka për natyrën dhe njerëzit.

Ja si shfaqet kjo në të gjithë kampusin:

Kampusi përfshin parimet e dizajnit biofilik, si gjelbrimin, dritën natyrale të ditës dhe pamjet e jashtme nga çdo tavolinë për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e atyre që janë brenda. Dritaret Clerestory modulojnë dritën e drejtpërdrejt në tavolina me hije automatike të dritareve që hapen dhe mbyllen gjatë gjithë ditës.

Sistemi i ventilimit përdor 100% ajrin e jashtëm, pra një arritje e jashtëzakonshme kur mendoni se një sistem tipik përdor vetëm rreth 20-30% të ajrit të jashtëm.

Për të krijuar mjedisin sa më të shëndetshëm të mundshëm, u kontrolluan mijëra produkte dhe materiale ndërtimi për të hequr toksinat. Gjithçka nga pllakat e tapetit, bojërat, tubacionet, kompensatët dhe mobiliet u testuan.

Në hapësirën e jashtme në natyrë, janë krijuar pellgje që mbledhin shiun i cili bie në çati dhe shkon përmes gypave të posaçme direkt në pellgje.

Kampusi është në proces për t’u zgjedhur objekti më i madh i çertifikuar nga ILFI (International Living Future Institute).

BIG dhe Heatherwick Studio janë dy nga studiot më të kërkuara të arkitekturës në botë. Ato po bashkëpunojnë gjithashtu për të ndërtuar kampusin e Google në Londër në King’s Cross , i cili do të ketë një kopsht në çati, pistë vrapimi dhe pishinë.

Studio Heatherwick ka përfunduar së fundmi një qendër tregtare në Shangai të mbuluar me 1000 pemë dhe është duke projektuar një qendër arti interpretues të ngjashëm me vullkanin në Hainan.

BIG aktualisht është duke projektuar një qytet lundrues “të mbrojtur nga përmbytjet” dhe “lagjen e madhe” në botë të shtëpive të printuara në 3D.