Live Stories from Prishtina

LIVE

February 23, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Midis historisë së një “bote të vjetër dhe hapësirës sonë të re”, duke kujtuar traditën e ushqimeve më të shijshme, vendeve të nxehta, letërsinë dhe arkitekturën e famshme, Italia, mbetet perla e Evropës, e cila në çdo stinë është e adhurueshme për t’u vizituar.

Kur jemi tek vizitat, në rast se jeni duke shqyrtuar alternativat se ku t’i kaloni pushimet pranverore dhe verore këtë vit, ne ju sugjerojmë të hulumtoni ofertat për disa nga vendet më poshtë.

Amalfi Coast, Positano dhe Ravello.

Me një vijë bregdetare prej 50 kilometrave, e cila në skaje strehon shumë plazhe të vogla, Bregu i Amalfit është i vendosur në pjesën jugore të Sorrentos i cili ka bërë për vete vizitorët me peizazhin dramatik. Natyra e saj e brishtë kulturore – kishat, kopshtet, vreshtat dhe qytetet, e kanë ndarë këtë pjesë bregdetare në 16 qytete të vogla dhe është renditur si Trashëgimi Botërore e UNESCO-s. Positano, Ravello dhe Amalfi janë destinacionet kryesore të zonës, të cilat tërheqin qindra mijëra vizitorë çdo vit.

Për të vizituar Bregun, ka disa mënyra, ku ndër to edhe udhëtimi me trena të shpejt që kalojnë përmes Romës dhe destinacioneve të tjera.

Positano

Nëse e keni parë Bregun e Amalfit në Instagram, shanset janë që të keni parë edhe Positano. Me shtëpitë e saj me ngjyra të ndezura që lëshohen poshtë shkëmbinjve rreth një gjiri të vogël.

Nëse jeni adhurues i modës, Postiano posedon dyqanet e vogla që shesin rroba vendore, e veçanërisht sandalet të punuara me dorë. Positano është gjithashtu shtëpia e Muzeut Arkeologjik Romak, e cila është vendosur në një vilë të lashtë romake. Hapësira e hapur për publikun që nga viti 2018-të edhe pse ka vetëm një dhomë të gërmuar, afresket e saj shumëngjyrëshe e bëjnë atë një vizitë të domosdoshme të kësaj ane.

Ku të qëndroni në Positano?

Hint: Para se të flasim për hotelet, ju kujtojmē se Positano, Ravello dhe Amalfi janë vendet më të shtrenjta italiane, ku parkingu për vetura është 50 euro.

Hoteli me katër yje Poseidon, ju lejon të përjetoni stilin bohem të Positanos në maksimum. Hoteli është një pronësi familjare që kur u hap në vitet 1950, me natyrë të qetë dhe miqësore. E vendosur mbi qendrën e Positanos, hoteli është më i shmangur nga turmat turistike.

Nëse preferoni të qëndroni pikërisht në qendër, Hoteli simpatik Palazzo Murat ndodhet në zonën e këmbësorëve buzë plazhit. Ndërsa, ka oborrin e tij të madh privat, të mbushur me palma dhe hardhi aromatike me lule.

Le Sirenuse është një tjetër hotel i vendosur në shkëmbinjtë në anën e kundërt, pak më poshtë nga Hoteli Poseidon. Është një ftesë për sytë për të parë diçka të bukur, e rrethuar me punime të shkëlqyera me pllaka, pemë limoni dhe art të bollshëm.

Ku të hani dhe çfarë ushqimesh?

Da Vincenzo një restaurant familjar i cili funksionon që nga viti 1958, ka si specialitet shërbimin e ushqimeve të detit dhe makaronave vendor. Kurse, si pjatë tradicionale rigatoni me mish viçi të zier dhe oktapod të pjekur në skarë.

Le Tre Sorelle, një mundësi ngrënieje më e përballueshme, e vendosur në plazh, është vazhdimisht e mirë dhe ka shërbyer pjata tradicionale Amalfitano që nga viti 1953.

Ravello

Nëse vizitoni Ravellon qytetin lart në malet e Amalfit dhe nuk kaloni një ose dy orë duke bredhur nëpër kopshtet e Villa Cimbrone po e humbisni thelbin e këtij vendi. Nga sheshi qendror i Ravello-s, tabelat do t’ju çojnë në kopshtet me histori, të cilat janë pjesë e një pallati të shekullit të 11-të të vendosur në bregdet.

Shkrimtarët e famshëm si Gore Vidal e kanë shpallur vendin më të bukur që kanë vizituar ndonjëherë.

Brenda qendrës historike të Ravello është Villa Rufolo, një shembull mahnitës i arkitekturës vendore të shekullit të 13-të me kopshte të bukura italiane me pamje nga uji blu. Gjatë muajve të verës, vila dhe kopshtet organizojnë koncerte spektakolare në natyrë.

Ku të shkoni në Ravello?

Villa Cimbrone, një ndërtesë e shekullit të 12-të e vendosur mbi shkëmbinjtë e detit dhe e rrethuar nga kopshtet e saj me famë botërore, është një vend i përballueshëm për të qëndruar.

Një tjetër vend ësgtë, Palazzo Avino, hoteli ka një interier më klasik dhe mbretëror. Dhomat dhe suitat kanë mobilje të shekullit të 18-të dhe 19-të, qilima antikë dhe perde të rënda.

Ku të hani dhe çfarë ushqimesh?

Il Flauto di Pan, në Hotel Villa Cimbrone, është një nga restorantet më të njohura të bregdetit, ku turistët nga i gjithë Bregu Amalfi qëndrojnë në radhë për një tavolinë. Shefi i kuzhinës Lorenzo Montoro ka krijuar menunë e tij të ushqimit me 10 pjata. Është e kushtueshme, por ushqimi është i shkëlqyer dhe pamjet e detit nga tarraca e kopshtit ia vlen për koston.

Amalfi

Nga të gjitha ndalesat bregdetare në jug të Sorrentos, qyteti i Amalfit është më i popullarizuari. Një pjesë e këtij popullariteti lidhet me me faktin se është një kryqëzim kryesor për pothuajse të gjithë autobusët, varkat dhe tragetet që transportojnë turistët midis ishujve dhe qyteteve.

Përpiquni të vizitoni Duomo di Amalfi, kishën e shekullit të nëntë. Kisha është një nga thesaret e Italisë jugore për përplasjen e stileve dhe materialeve të ndryshme të arkitekturës – ajo bazohet në dizajne arabo-normane, romane, bizantine dhe rokoko.

Amalfi dikur konkurronte me Venecia dhe Genova si një nga tre republikat detare të gadishullit italian, pasi vendi njihej për prodhimin e sapunëve me limon dhe çaji Amalfi. Kjo kulturë magjepsëse u bë kryqëzim tregtar për bartjen e mallrave.

Ku të qëndroni në Amalfi?

Grand Hotel Convento di Amalfi, një manastir i konvertuar i shekullit të 13-të, ndodhet lart mbi shkëmbinjtë si një pallat i bardhë. Është pesë minuta në këmbë nga Amalfi dhe ka dy restaurante.

Çfarë duhet të hani dhe pini në Amalfi?

Dy kuzhinat e Grand Hotel Convento di Amalfi, ju ofrojnë një pushim nga gatimet tipike italiane. Shefi i kuzhinës Julian Marmol krijoi një menu që përdor përbërësit lokalë mesdhetarë për të përgatitur pjata moderne japoneze.

Pasticceria Pansa është bari më i famshëm i Amalfit, i krijuar në vitin 1830. Provoni Delizia di Limone: kekun me krem limoni, të spërkatur me salcë limoni dhe të dekoruar me fruta.