Live Stories from Prishtina

LIVE

October 18, 2023

Autore: Rozafa Bashota

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Është e çuditshme se si e formojmë një ide dhe bindje që e njohim veten dhe si pasojë kemi tendencë t’i vendosim mekanizmat tonë mbrojtës në mënyrë që t’iu kundërvihemi sulmit.

Është akoma më e çuditshme sesi ndjenja e mospranimit të procesit të njohjes dhe këmbëngulja për të mos ndryshuar na nxisin të qëndrojmë në zonën e komfortit. Kjo sepse, kemi frikë të përballemi sërish me sfida apo jemi shumë rehat me veten dhe duam ta jetojmë një jetë më të ngadaltë?!

Sidoqoftë, është e njëjta gjë.

Gjatë përfshirjes në një bisedë, krejt pa dashje filloi tema e “dëshirës për t’u ndjerë rehat dhe të jetuarit një jetë pa sfida”.

Përderisa po shkruaja një qëndrim të caktuar, e kuptova se sa pa sens tingëllon dhe sa e domosdoshme është ta njohim veten, edhe atëherë kur ndihemi të pambrojtur emocionalisht.

Përballjet e përditshme ndaj situatave të ndryshme na mësojnë shumë për veten. Ndonjëherë mund të ndihemi krenar me atë që zbulojmë, por herave tjera mund të ndihemi të përulur dhe rrjedhimisht, pa vetëdije emocionet negative na rrëmbejnë dhe stepemi duke kërkuar zgjidhje.

Në të shumtën e rasteve na duket se është e pamundur të kthehemi në gjendje normale, mirëpo e rëndësishme është të mos dorëzohemi dhe ta kuptojmë që është një fazë të cilës duhet t’iu pergjigjemi dhe t’i kushtojmë rëndësi të veçantë.

Si përfundim, njerëzit gjithmonë janë në kërkim të vetvetes dhe në një mënyrë apo tjetër përballen me ndryshimin gjatë fazave të ndryshme jetësore.

Ballafaqimet e përditshme na formojnë vazhdimisht dhe si rezultat i kësaj, asnjëri nga ne nuk jemi siç kemi qenë muajin e kaluar, javën e kaluar apo edhe ditën e djeshme. Prandaj, perceptoje ndryshimin si pjesë të rrugëtimit në njohjen e plotë të vetvetes dhe cilësoje si pjesë të pashmangshme të zhvillimit personal.