N’Kosovë
11 Maj, 2026
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
I dashur lexues, ka kohë që s’të kam shënuar dhe ka kohë që nuk më ke lexuar në këtë kategori “Dje n’Kosovë” dhe ja ku jemi përsëri…
Ditë pas dite, një gjë bëhet gjithmonë më e vrejtshme; që jeta vazhdon dhe ajo që ta thyen zemrën më beson që ndodhë vetëm sa për të ta ruajtur shpirtin për më vonë. Thjeshtë kërkon kohë për ta kuptuar!
T’i kthehemi Kosovës tonë të vockël, që me thyerje zemrash e me përsëritje të gabimeve, disi e shtyjmë përpara. Këtu ku shumica e mbanë sistemin duke punuar fortë, një pjesë ngrihen përmes aftësive dhe biznesit dhe një pakicë jeton kryesisht nga kapitali që tashmë e ka krijuar ose trashëguar.
Besojeni apo jo, shkenctarët e kanë vërtetuar që përqafimet deri në 20-sekonda, mund të ulin hormonet e stresit, të ulin presionin e gjakut dhe të forcojnë sistemin imunitar.
A thu, a i ndodhën të gjitha këto dje ish-presidentës Vjosa Osmani dhe kryetarit të LDK-ës Lumir Abdixhiku?
Përmes një përqafim, hajde po e lojmë më të shkurtër se 20 sekonda, Osmani iu ri-bashkua dashnisë së vjetër, LDK-ës.
Të shtunën, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së miratoi bashkimin me Osmanin në garën për zgjedhjet e 7 qershorit. Osmani do t’i prijë listës. Ajo është nominuar si kandidate për presidente, ndërsa numri 2, Lumir Abdixhiku, do të jetë kandidat për kryeministër.
Ra ambicia e LVV për të fituar 60% të votave me 7 qeshor dhe i bashkoi dy figura. Hajr na koftë.
LDK-ja po llogarit në efektin që mund ta ketë Vjosa Osmani në zgjedhje, megjithëse vështirë besohet se mund të rikthehen rezultatet e vitit 2021, për shkak të bazës më të kufizuar elektorale krahasuar me të dikurshmën e Ibrahim Rugovës.
Në anën tjetër, PDK-së i janë prishë gjitha kalkulimt, ka mbetë me shiku a po e marrin Nismën a jo.
AAK-ja hyn në garë me Ardian Gjini si kandidat të ri për kryeministër dhe trashëgimtar politik të Ramush Haradinaj, ndërsa mbetet e paqartë nëse ndryshimi i lidershipit do ta ndihmojë apo dëmtojë partinë.
Ndërkohë, sjellja e liderit të VV-së lë përshtypjen se partia ndodhet në avantazh sipas sondazheve dhe se fushata vështirë se do të sjellë ndonjë ndryshim të madh apo premtime të reja bindëse për qytetarët.
Qikjo sa i përket partive.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë përcaktimin e shitjes së derivateve.
Si dje edhe sot një litër naftë do të shitet për 1.61 euro.
Kurse, benzina do të shitet për 1.50 euro për litër.
Gasi do të jetë 0.79 euro, një litër.
Prap ma mirë se që ka qenë është.
***
Pas një sezoni historik në garat evropiane, FC Drita ka kurorëzuar suksesin edhe në futbollin vendor, duke festuar për herë të dytë rresht titullin e kampionit të Kosovës. Skuadra gjilanase siguroi titullin e pestë në histori tri xhiro para përfundimit të kampionatit, pas fitores 2:0 ndaj rivalit direkt, FC Ballkani.
Pas suksesit në Ligën e Konferencës, objektivi i radhës për gjilanasit është kualifikimi në fazën e ligës të UEFA Europa League.
Më 16 qershor do ta mësojë kundërshtarin e raundit të parë kualifikues të UEFA Champions League, ndërsa ndeshjet evropiane nisin në korrik.
***
Qikjo ishte dje n’Kosovë! Nesër? Me shumë gjasë, një tjetër përqafim politik, një tjetër çmim i naftës dhe ndonjë arsye e vogël për me buzëqeshë.

