Live Stories from Prishtina

LIVE

6 Korrik, 2026

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

I dashur lexues a e di se stresi mund ta rrisë përkohësisht tensionin, përshembull; mendo trupin si një shtëpi dhe enët e gjakut si gypat e ujit. Tash, gjaku është si uji që kalon nëpër këta gypa. Kur presioni i gjakut është normal, gjaku rrjedh qetë dhe furnizon çdo pjesë të trupit me oksigjen dhe lëndë ushqyese.

Por kur presioni është shumë i lartë, është sikur uji të kalojë me shumë forcë nëpër gyp. Çka dua të them është; jo çdo problem meriton t’i japim trupit tonë barrën e stresit. Sa më shumë të kujdesemi për qetësinë tonë, aq më shumë kujdesemi edhe për zemrën.

Ja çka ndodhi këto ditë në Kosovë:

Fermerët kanë qumësht për të falur, por jo treg për ta shitur

Fermerët e qumështit janë duke u përballur me një problem të madh: kompanitë që zakonisht ua mbledhin qumështin nga fermat kanë ndalur grumbullimin. Kjo do të thotë që fermerët po mbeten me qumështin e pa shitur, mund të kemi rrezik edhe për mbylljen e fermave.

Për këtë arsye, ata kanë vendosur të protestojnë sot para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë. Protesta është organizuar sepse fermerët mendojnë që institucionet nuk po reagojnë dhe situata po i çon drejt falimentimit.

Si formë proteste, do të dalin me traktorë dhe cisterna, ndërsa qytetarëve do t’u shpërndajnë qumësht falas.

***

Si të vazhdoj me tutje i dashur lexues ku në vija te trasha se çka ndodhi këto ditë në Kosovë, është lajmi edhe për një shqiptar të arrestuar në Serbi dhe të akuzuar për krime lufte; për grupin e organizuar kriminal që kontrabandonte ujë në vend të naftës dhe pastronte paratë e narkotikëve; për aktakuzën për krime lufte ndaj 6 ish-gardianëve për keqtrajtim të të burgosurve shqiptarë; për një dënim për krime lufte në lartësi prej 12 vjetësh; për “vetëmbylljen” e një fabrike qumështi; për edhe një test mature që tregon se as gjysma e maturantëve nuk dinë shqip e as një e treta nuk di matematikë;

Pra, çdo ditë po dëgjojmë lajme të ngjashme!

***

“Before Beauty / After Beauty” është titulluar ekspozita e parë e Fadil Berishës në Kosovë.

Ekspozita sjell fotografi nga karriera e tij 40-vjeçare në modë dhe art, ku ai ka fotografuar modele, artistë dhe figura të njohura në botë. Në qendër është tema e bukurisë dhe mënyra si ai e ka trajtuar atë në fotografi.

Ekspozita tregon edhe lidhjen e tij me Kosovën, pasi për herë të parë po i prezanton këto punime në vendlindje dhe po ndan përvojën e tij me publikun dhe të rinjtë.

***

Ekziston edhe një dimension tjetër i jetës, ai që na jep frymë, na rikthen vëmendjen te njeriu dhe te ajo që na bën të vazhdueshëm si shoqëri, arti!