N’Kosovë
10 Dhjetor, 2024
Në kohën e saj si presidente, më shumë identifikohej me fjalinë “Hikmete, mos m’rri n’kam, qatje ulmu” dhe me foton kur e shijonte trileçen me thikë dhe pirun.
Ajo është presidentja e parë femër e Republikës së Kosovës dhe në Ballkanin Perëndimor. Jahjaga nuk ishte e lidhur me ndonjë parti politike kur u zgjodh presidente; emri i saj erdhi nga zarfi i bardhë. Ajo ishte një figurë e kompromisit midis forcave politike kryesore në Kosovë, duke ndihmuar në shmangien e një krize politike në atë kohë. Pavarësia e saj politike ishte një element i rëndësishëm që e bëri të respektohej nga segmente të ndryshme të shoqërisë dhe politikës.
Shumë shpesh bëhej lajm nga gafat e saj; fjalimet e saj si presidente nuk u shënuan në bazë të personalitetit të saj andaj edhe mënyra se si komunikonte nuk i përshtatej të folurës së saj. Këto dukuri që për kohën e atëherëshme prodhonin lajm, sot gjenden në anën tjetër të peshorës, kur e krahasojmë me ndikimin e saj si figurë publike në çështjet e avokimit të grave, me ndihmën që u dhuron grave të dala nga lufta përmes Fondacionit Jahjaga dhe ndikimin në ndërtimin e spitalit për fëmijë, një ndër më të mirët në qendrën e klinikave.
E krejt përtej kësaj, ajo për të cilën shpesh flitet është stili i saj. Stili i Atifete Jahjagës ka evoluar drejt një shije më të guximshme dhe personale, duke balancuar elegancën formale me elemente moderne dhe ngjyra të freskëta. Përmes këtyre zgjedhjeve, ajo komunikon vetëbesim dhe përshtatje të shkëlqyer në kontekste të ndryshme. Ndryshimi në pamjen dhe stilin e saj është një pasqyrim i fuqisë së transformimit dhe përshtatjes në jetën personale dhe publike.
A ka ndikuar puna dhe roli i fuqishëm që sot ajo ka për rrethin në ndërtimin e një stili që shfaqë një Atifete sensuale.
Ja disa nga dukjet e saj më të mira vitet e fundit në skenën publike.

Nën lentet e Fadil Berishës, e zeza dhe aksesorët e shëndritshëm, janë krejt çka e kompletojnë dukjen e Jahjagës. Detaji prej shalli i shton edhe më shumë chic pamjes.

Një pamje engjëllore, me detajet asimetrike në krahë dhe fund të fustanit. Ajo u paraqit në ngjarjën e garës Muza, ngjarje kjo për kreatorët e rinjë në Shqipëri, me një fustan të dizajnuar nga Drenusha Xharra.

Dukja në darkën gala bamirëse të Falënderimeve. E zeza dhe ngjyra e re e flokëve, sikur janë gjërat që gjithmonë duhet ta kenë këtë kombinim tek Jahjaga. Çanta nuk është kombinimi më i mirë i mundshëm por prak fokusi qëndron tek fustani i saj.

Kuq e Zi dhe pak më stil casual, duke shtuar veçantinë me një aksesorë me ngjyrat e ngjashme sikur bluza. Ditët e Shqiptarit, u korurëzuan mirë nga stili unik i Jahjagës.