Live Stories from Prishtina

LIVE

15 Dhjetor, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Po ta përmbyllnim çdo vit duke i hedhur një sy rrugëtimit tonë gjatë tërë vitit, do të ishte më e lehtë të reflektonim se çka me të vërtetë na ka ndihmuar për të arritur deri këtu ku jemi.

Indikator mjaft i rëndësishëm është edhe libri, të cilin do ta quaja si mediumin kryesor që hap mendjen dhe zgjeron horizontin e secilit.

Sot, ne do t’iu rekomandojmë disa nga librat që kanë përcaktuar udhëtimin tonë si lexues.

THE LOST DAUGHTER – ELENA FERRANTE

Leda, e divorcuar, shkon në pushime e vetme. Një përvojë që planifikohej të ishte e qetë, relaksuese dhe pa brenga, kthehet në një rrugëtim ku trajtohen raportet ndërnjerëzore dhe konfliktet mes gjeneratave në të cilat zhytemi gjatë jetës sonë. Elena Ferrante e ka trajtuar amësinë me shumë fragjilitet, në një libër i cili me një gjuhë të lehtë na sjellë në pikturë një nënë e cila përballet me situata të cilat e ndihmojnë gjetjen e vetvetes.

VIRGINIA WOOLF – ORNALDO

Ornaldo, nuk kisha lexuar kurrë më parë diçka të tillë. Nëse i lexoni artikujt e mëparshëm Virginia Woolf bënë pjesë tek autorët të cilët e ndryshuan botën me atë që i dhanë botës. Atë që ajo përfaqëson janë termat e një gruaje që eksploron sensualitetin e saj, pikëpamjet e saj liberale për dashurinë, idenë e dashurisë që kapërcen format konvencionale. Ajo ishte në një lidhje me Vita Sackville-West për shumë vite, ndërkohë që ishte e martuar me Leonard Woolf dhe e donte atë gjithashtu. Ajo që më tërhoqi vërtet ishte ideja e dikujt që udhëtonte nëpër kohë dhe kërcente nga trupat mashkullor tek femrat.

Libri i bazuar në ngjarjet personale të autores, që synon të jetë terapeutik, për të trajtuar ndjenjën e humbjes së të dashurës Sackville-West, si dhe për të dhënë një “shkëndijë” shprese për të mbajtur veten nga mbytja në atë që ajo e quajti në ditarin e saj “një det i madh melankolie”. Në këtë rast, personazhi kryesor Orlando ndryshon pamjen nga një burrë në një grua.

MIKHAIL BULGAKOV – THE MASTER AND MARGARITA

Këtë libër e mora dhuratë nga një mike, dhe si fillim isha skeptike pasi nuk e pëlqeja shumë shijen e saj në leximet e saj. Mirëpo ky është një nga librat më të mirë që ajo ka lexuar ndonjëherë. Është gjithashtu një nga librat më surrealë dhe më të çuditshëm për pushtetin dhe strukturat e pushtetit. Bëhet fjalë për filozofinë dhe mënyrën se si ne e shohim të mirën dhe të keqen. Ngjarja nis me një aksident në tramvaj, ku djalli vjen dhe viziton personazhin kryesor i cili parashikon vdekjen e tij. Bashkë me figurën e djallit shfaqet magjia e zezë dhe gra që fluturojnë lakuriq. Është një sulm i vërtetë mbi sipërfaqen e kulturës borgjeze dhe të jetës moderne në përgjithësi, dhe është shumë i frymëzuar nga Goethe’s Faust.

CONVERSATIONS WITH FRIENDS – SALLY ROONEY

Sally Rooney është shkrimtare 31 vjeçare, dhe konsiderohet si një prej zërave më të freskët bashkëkohorë në letërsinë momentale. ‘Conversations with friends’ flet për Dublinin dhe për dy shoqe poete të cilat kanë vështirësi ta kuptojnë marrëdhënien e tyre. Një çift futet në jetën e dy shoqeve, dhe gjithçka merr një tjetër kahje. Sally Rooney ka bërë një punë të mahnitshme në përshkrimin dhe ndërtimin e karaktereve: Melisës, Bobbit, Nikut dhe Frances. Sally ka arritur të futet thellësisht në psikologjinë e personazheve të saja, duke bërë që ky libër të jetë ndër më të lexuarit e vitit 2022.

HOW TO WIN FRIENDS AND INFLUENCE PEOPLE – DALE CARNEGIE

Libri “How to win friends and influence people” në mënyrë direkte të thotë: Ti mund t’ia dalësh në cilindo rrugëtim që ke marrë. E këtë “fakt” e prezanton si në pikat e mëposhtme:

  • Ajo që duan njerëzit janë gjërat e thjeshta. Të ndihen mirë, të respektohen nga të tjerët, të krijojnë shoqëri dhe të dinë t’i mbajnë ato… Ky libër të njofton me disa teknika që të mësojnë se si t’i përforcosh ato dhe se si t’i zbatosh ato në përditshmëri.
  • Menjëherë pas leximit të këtij libri mund ta kuptosh se ky libër mund të ndikojë në krijimin e një mendësie më të qëndrueshme – si komunikimi dhe ndërveprimi më i mirë me të tjerët.
  • Ky libër është një udhërrëfyes për jetën. Unë mendoj se disa njerëzve duhet t’u kërkohet ta lexojnë këtë libër të paktën një herë në jetë. Mësues, adoleshentë, punëdhënës, punonjës, bashkëshortë, bashkëshorte, vëllezër, motra, miq, fqinjë, politikanë, etj., për të kuptuar se si realisht funksionojnë gjërat e thjeshta, të cilat nuk janë mjaft të praktikuara në shoqërinë tonë.