Live Stories from Prishtina

LIVE

April 18, 2024

T’i bësh të tjerët të lumtur të bën edhe ty të lumtur. Kjo është plotësisht në rregull, dhe krejtësisht njerëzore.

Është fantastike të përhapim dashamirësi, të ndihmojmë të tjerët kur mundemi dhe të jemi një person përgjithësisht i mirë. Por kur veprat e mira fillojnë të na bëjnë të dukemi të dëshpëruar për vëmendje, ne shndërrohemi në njerëz që kënaqim njerëzit dhe harrojmë veten, kështu kalojmë në një pikë kur kjo në të vërtetë nuk i shërben askujt.

Të kënaqësh njerëzit nuk është për të mirën e vërtetë të të tjerëve. Është një përpjekje për të mos krijuar kurrë valë (debate, kriza), për të qenë gjithmonë i këndshëm, për të lëmuar çdo sipërfaqe dhe për të mbrojtur egon. Kënaqësia e njerëzve nuk pohon atë që është më e mira për ne ose për ata që na rrethojnë. Krijon një shtresë të rreme paqeje dhe mundëson sjellje ndoshta jo të shëndetshme te të tjerët.

Nedra Glover Tawwab, terapiste dhe autore e librit “Set Boundaries, Find Peace” e shpalos më së miri kur i përshkruan njerëzit që dëshirojnë gjithmonë t’i kënaqin të tjerët:

“• Të bësh sërish pjesë të jetës persona që të kanë lënduar tashmë disa herë

• Të bëjmë për të tjerët atë që mund të bëjnë lehtësisht ata vet

• Të dalësh nga rruga jote për të akomoduar dikë

• Të mos ia pranosh vetes që njerëzit dinë të jenë t këqij ose mosrespektues

• Të qëndrosh i heshtur kur ke një problem

• Marrja e fajit sipër

• Të bësh atë që është më e mira për të gjithë përveç vetes”

Kur lejojmë mendimin tonë të pavarur, eksperiencën, nevojat personale dhe ndjenjat e vërteta të jenë indikator për të hapur një rrugë të lehtë për ata që na rrethojnë, mund të duket sikur po i bëjmë gjërat më të lehta për veten tonë. Megjithatë, në realitet, ne po përforcojmë sjelljen negative, duke lejuar përsëritjen e sjelljeve nga pala tjetër pasi vetë ua kemi mundësuar. Njerëzit do ta mbajnë mend këtë për ne, dhe me siguri do të përfitojnë prej saj.

Një tjetër perspektivë e mundshme është se njerëzit do të na shohin si të vërtetë. Nëse jemi vazhdimisht të pëlqyeshëm nga rrethi, është e vështirë për njerëzit të përcaktojnë një version tjetër tuajin. Nga ana tjetër, bëhet e vështirë për ne të njohim me të vërtetë veten, dëshirat tona dhe opinionet tona.

Pra, si ta thyejmë modelin e pëlqyeshëm për njerëzit?

Njohja e zgjedhjes

Hapi i parë është të pranojmë se kemi një zgjedhje kur na kërkohet diçka. A kemi kohë dhe energji për ta ndihmuar këtë person? A ka me të vërtetë ky person nevojë për ne apo po përpiqet të përfitojë prej nesh?

Jepini vetes kohë

Nëse nuk jemi të sigurtë që diçka është e arsyeshme ose nuk e dimë saktësisht se cilat janë informatat tuaja për këtë çështje, është në rregull të ndalemi. Kur i japim vetes kohë, ne mund të vlerësojmë vlerat tona personale në vend që të nxitojmë për të rënë dakord ose për t’u pajtuar.

Kujdes nga manipulimi.

Gjëja e fundit që duam është mashtrimi. Njerëzit që mundohen t’i kënaqin të gjithë mund ta gjejnë veten në një pozicion lajkash. Dikush mund të na thotë, “Oh, ju jeni një shofer kaq i sigurtë, a do ta kishit problem nese do ta përdornim makinën tuaj për udhëtimin rrugor?”. Ne nuk mund t’i lejojmë të tjerët të na mashtrojnë në mospërmbushjen e përgjegjësisë.

Jini të kuptueshëm, por këmbëngulës.

Mund të jetë vërtetë e vështirë t’u thuash jo miqve e sidomos kur deri tash ju keni funksionuar mbi rregullin që “bëjmë gjithmonë gjithçka  për miqtë tanë”, veçanërisht kur ata kërkojnë. Kjo është një cilësi e bukur, në teori, por mund të rezultojë që ne të mos kujdesemi për veten fizikisht dhe emocionalisht. Nëse nuk është një kohë apo hapësirë ​​e mirë për ne, mund të sigurohemi që ata të ndihen të dëgjuar dhe të kuptuar duke ju shpjeguar gjithashtu pse nuk mund të merrni përsipër detyrën apo favorin e përmendur. Miqtë e mirë do të mbështesin mbrojtjen e kufijve tuaj dhe do të ju respektojnë më shumë për këtë.