Arkiva
22 Prill, 2024
Yoga përmirëson gjendjen tonë mentale dhe emocionale
Padyshim se të gjitha ushtrimet mund të rrisin disponimin tonë duke ulur nivelet e hormoneve të stresit dhe duke rritur prodhimin e kimikateve për t’u ndjerë mirë, e njohur si endorfina. Mirëpo, yoga mund të ketë përfitime shtesë– mund të ndikojë në humor duke ngritur nivelet e një kimikati të trurit të quajtur acid gama-aminobutirik (GABA), i cili shoqërohet me humor më të mirë dhe intensitet më të ulët të ankthit.
Meditimi gjithashtu redukton aktivitetin në sistemin limbik – pjesa e trurit e dedikuar për emocionet, që do të thotë përderisa reaktiviteti ynë emocional zvogëlohet, ne kemi një përgjigje më të matur kur përmballemi me situata stresuese.
Një numër studimesh të vogla kanë zbuluar se yoga mund të ndihmojë me çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD). Nuk përdoret në vetvete, por si një trajtim shtesë për të ndihmuar në reduktimin e kujtimeve ndërhyrëse dhe zgjimit emocional dhe për të prodhuar frymëmarrje më të qetë dhe më të qëndrueshme.
Frymëmarrja e thellë dhe e ngadaltë shoqërohet me gjendje më të qetë, sepse ndihmon në aktivizimin e sistemit nervor parasimpatik.
Personat që ushtrojnë yoga vazhdimisht e kuptojnë dhe e ndjejnë ndryshimin në gjendjen e tyre mendore, por edhe emocionale. Praktikimi i yogës e krijon një botëkuptim më të sinqertë në raport me vetveten – se si emocionet tona jetojnë në trupin tonë dhe se si ndikojnë në mendjen dhe sjelljen tonë.