Arkiva
August 2, 2024
Kate Winslet
Winslet mundi Gwyneth Paltrow, Nicole Kidman, Madonna dhe Cameron Diaz për rolin e Rose DeWitt Bukater në Titanic.
Winslet mban rekordin e aktores më të re, e cila që në moshën 33 vjeçare ka marrë shtatë nominime për çmimet Oscar, krahasuar me aktorët e tjerë si Audrey Hepburn, Elizabeth Taylor, Cate Blanchett dhe Glenn Close. Përveç aktrimit, Winslet konsiderohet edhe ndër fytyrat më natyrale, duke qenë imazhi i kompanisë L’Oreal, ku ajo negocioi një kusht në kontratën e saj, i cili ndalonte përdorimin e fotoshopit në foto. Ajo ndan një miqësi shumë unike me Leonardo Di Caprio-n.
Filmat që duhet t’i shihni: Blackbird, The Mountain Between Us, The Holiday, Titanic
Kate Hudson
Ajo është një aktore në gjene.
Kate Hudson është një nga aktoret që gëzon shumë dashuri nga publiku për të qenurit një person shumë i dashur dhe me shumë “ngjyra”. Rolet e saja janë të shumta në filma, teksa edhe aktrimi i saj ka kaluar në faza të ndryshme që nga fillmi i karrierës së saj. E njohur më tepër për filmin “How to lose a guy in 10 days”, me personazhin e quajtur Andie, ajo improvizoi shumë skena dhe shtoi shumë rreshta duke e bërë ta ndryshojë krejtësisht karakterin nga roli kryesor që posedonte. Këtë ne e quajmë talent!
Filmat që duhet t’i shihni: Bride Wars, My Best Friend’s Girl, Mother’s Day, How To Lose a Guy In 10 Days
Diane Keaton
Cameron Diaz
Ikona e filmave në fillimin e viteve 2000.
Kur patjetër e keni të shikoni diçka që ju shkëput nga realiteti, filmat me protagoniste Cameron Diaz janë një domosdoshmëri për secilin prej nesh. Performanca e saj të bën bashkë me dimensionin tjetër të rehatisë që ta dhuron vetëm aktrimi i mirë. “Other Woman”, “Vanilla Sky” me Tom Cruise dhe “Charlie’s Angels” janë filmat ku Diaz shkëlqen. Ajo bukfalisht cilësohet si një “movie star”.
Filmat që duhet t’i shihni:There’s Something About Mary, What Happens In Vegas, In Her Shoes
Heath Ledger
Na vjen shumë keq që një aktor si Ledger nuk është më në mesin tonë.
Kur Heath Ledger filloi të aktronte, vëmendja që mori me talentin e tij ishte e shpejtë, por u shua kur kuptuam se bota humbi një talent si ai. Me rolin e tij si Joker dhe Patrick në filmin “10 Things I Hate About You”, ju mund të kuptoni shumë për Heath. Aktrimi i tij është i dallueshëm që nga pamja e deri tek gjuha e trupit dhe të folurit. Ledger vdiq si rezultat i abuzimit me lëndë narkotike. Pas vdekjes, ai fitoi një çmim Oscar, kurse po të ishte gjallë jemi të bindur se do të fitonte edhe shumë të tillë.
Filmat që duhet t’i shihni: The Dark Knight, Ned Kelly, 10 Things I Hate About You, Casanova
Matthew McConaughey
Rolet e tij përfshiknë transformimet në peshë, nga një person fit në atë anoreksik.
Nga komeditë romantike deri te dramat me intensitet të lartë, Matthew McConaughey i ka bërë të gjitha, ku është bërë një aktor i vlerësuar nga kritikët ndër vite. Në një kohë kur aktorë të tjerë me pamje të bukur ishin duke u futur në botën e filmit, Matthew rrezikoi t’i hynte vetë kësaj pune, ku aftësia e tij për të zgjedhur skenarët e duhur e ka kthyer karrierën e tij, diçka që kritikja e filmit Rachel Syme e quajti “The McConnaissance”. Tani është fitues i çmimit Oscar për rolin e tij në Dallas Buyers Club në 2013 dhe ai vazhdon të përzgjedhë role që janë në mënyrë drastike të ndryshme nga ato të mëparshmet që ai vetë ka portretizuar.
Filmat që duhet t’i shihni: Dallas Buyers Club, The Weeding Planner, Failure To Lunch, The Gentleme
Christian Bale
Aktori me famën më të papërshkrueshme në Hollywood.
Bale ishte fëmijë kur nisi aktrimin që nga filmi “Empire of the Sun” për t’u bërë Batman-i për të cilin të gjithë e njohin – fëmijë e të rritur. Mes një zgjedhje për të luajtur në American Psycho, produksioni ishte ndërmjet Christian Bale dhe Leonardo Di Caprio, ku Bale gëzonte më shumë famë në vitin 2000, teksa Leo sapo kishte marrë famën nga Titanic. Bale vazhdoi të përgatitej për American Psycho edhe pasi iu tha se nuk do të merrte rolin. Mirëpo, aktrimi i tij i mahnitshëm në audicione nuk la zgjidhje tjetër për produksionin.
Filmat që duhet t’i shihni: The Flowers Of War, The Machinist, Vice, Batman Begins
Johnny Depp
Ai është pirati më i famshëm që të gjithë e njohim.
Le të flasim për mbajtësin e rekordeve Guinness në 2012 për aktorin më të paguar me 75 milionë dollarë – Johnny Depp. Përderisa ju mund ta njihni atë për rolet e tij të çuditshme, ai bashkëpunoi dhe posedonte talente të ndryshme, si muzikën, para se të aktronte. Nicolas Cage ishte ai që e këshilloi të provonte aktrimin. Shumica e njerëzve do të pajtoheshin që Jack Sparrow është një nga rolet më të spikatura të Johnny Depp. Sidoqoftë, është interesante të dihet se gjatë xhirimeve për filmin e parë, ai pothuajse u largua nga puna sepse drejtuesit e Disney nuk mund ta kuptonin portretizimin e tij të piratit imagjinar. Sot, ky film është një nga fituesit më të mëdhenj të parave të Disney dhe mund të themi se kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të talentit të Johnny-t.
Filmat që duhet t’i shihni: The Tourist, Pirates Of The Caribbean, Sweeney Todd: The Demon Barber Of Fleet Street, Dark Shadows
Robert De Niro
Ai është ndër krijuesit e “New Hollywood”.
De Niro është një gjysëm amerikan gjysëm italian, i cili i dha shumë botës së filmit. Robert De Niro dhe Marlon Brando janë një nga vetëm dy grupet e aktorëve që kanë fituar Oscar për interpretimin e të njejtit personazh. Ai është aktori i serialit Godfather, si dhe ishte nismëtar i Festivalit të Filmit Tribeca, pas 11 shtatorit.
Filmat që duhet t’i shihni: Joy, The Intern, The War With Grandpa, Godfather
Ne vendosëm ta përmbyllim listën e aktorëve më të mirë të të gjitha kohërave me të mrekullueshmin Robert de Niro.
Ju tashmë i keni disa informata se si arritën këto yje të filmit të shkëlqejnë. Padyshim se talenti kryen punë kur bëhet fjalë për artin në përgjithësi, por përkushtimi dhe angazhimi janë dy komponentë shumë të rëndësishëm në përmbushjen e plotë të vetes, si në anën personale, ashtu edhe në atë profesionale.