Live Stories from Prishtina

LIVE

August 15, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Ne e kemi diskutuar edhe më parë rëndësinë e të dalurit në natyrë, si dhe arsyet se pse shëtitja në natyrë është gjithmonë opsion i mirë.

Pas artikullit lidhur me benefitet që i kemi ndarë me ju nga të bërit kamp, ne ju sugjerojmë disa destinacione të mrekullueshme për aventurën tuaj të ardhshme kampingu.

Shqipëria konsiderohet si vendi më i përballueshëm i Evropës për të udhëtuar, teksa do të keni gjithsej 300 ditë me diell, shumë plazhe të paprekura dhe gjire të fshehura.

Kamping në Liqenin e Shkodrës

Omare, Shqipëria e Veriut

Në veri të vendit ndodhet Camping Lake Shkodra Resort, kampingu më popullor në Shqipëri dhe fitues i çmimit Camping Info 2019. Kampistët i pëlqejnë vendet e qeta, me mikpritje dhe pastërti. Zona prej 2.5 hektarësh ndodhet pikërisht në liqenin e bukur të Shkodrës dhe ka plazhin e vet me qasje në liqen. Kjo hapësirë ka 100 fusha dhe është në pronësi të një familjeje shqiptaro-angleze. Kampistët mendojnë se është vend i përshtatshëm për çifte dhe vizitorët që kanë kafshë. Pjesa e kampingut është 7km larg qendrës së qytetit të Shkodrës dhe 24km larg nga Mali i Zi.

Kamping “Tirana”

Kashar, Tirana, Shqipëria e Mesme

Rreth 15km në perëndim të kryeqytetit shqiptar – Tiranës, do të gjeni një oazë të qetë dhe hapësirën e quajtur Camping Tirana. Ky vend i vogël, i drejtuar nga një familje shqiptare është në fshatin kodrinor Kashar në liqenin e Kusit. Vendndodhja e saj është e përkryer për të eksploruar kryeqytetin gjatë ditës dhe për t’i shpëtuar ngulfatjes së turmës dhe nxitimit gjatë natës. Operatorët e faqes “Camping Tirana” ofrojnë ekskursione dhe turne në qytet sipas kërkesës së vizitorëve. Gjatë ditës ju mund të shkoni në një vizitë në muzeun e hapur, ku mund të mësoni për historinë shqiptare.

Kamping “Kranea”

Himarë, Shqipëria e Jugut

Në Albania-Camping Kranea ju presin ujëra të pastra kristal dhe një nga plazhet më të bukura dhe më të pastra në rivierën jugperëndimore shqiptare. Nëse dëshironi të bëni not, zhytje, shëtitje me varkë ose sërf, ju jeni në vendin e duhur. Kampingun mund ta realizoni në gjirin e Livadhit, pikërisht në plazhin e bardhë, me guralecë të imët dhe nën hijen e shumë ullinjve të mbjellura aty. Shijoni perëndimet e pabesueshme të diellit me pamje nga skica e ishullit grek, Korfuzit. Duke pasur parasysh afërsinë e Korfuzit me bregdetin e Himarës, ky kamping është pikënisje e përsosur për turne të ndryshme nëpër Shqipërinë e Jugut dhe në brendësi malore.

Kamping “Peshku”

Pogradec, Shqipëria e Jugut

Nëse doni të ndiheni si në shtëpinë tuaj, Kampingu Peshku ju ofron këtë ndjesi. Me rreth 70 fusha të gjëra të përfshira në 5 hektarë ju do të keni hapësirë të mjaftueshme ndërmjet tendave për ta konsideruar më private hapësirën tuaj. Këtu do të ndjeni përvojën klasike të kampingut, sepse vetëm 30 nga fushat kanë lidhje elektrike për tendat më të sofistikuara. Kampingu gjendet afër bregut të liqenit të Ohrit, i rrethuar nga pemë, me një plazh me rërë dhe ujëra të pastër. Teksa si ushqim ju mund ta shijoni troftën në restorantin e zonës, alpinistët dhe notarët do të ndihen si në shtëpi.

Kamping pa emër

Kavajë, Shqipëria e Mesme

Camping Pa Emër është një kamping familjar, rreth 60 km larg aeroportit të Tiranës i rrethuar nga kodra të gjelbra, ullinj, pisha dhe pemë. Nga këtu, ju mund të eksploroni qytetet më të vjetra dhe më të bukura të Shqipërisë, si Tiranë, Durrësin, Krujën dhe Beratin, lokacionet më të afërta me kampin. Afër bregut të detit Adriatik janë të vendosura 40 fusha për tenda. Pika kryesore e këtij vendi me 4 yje është ishulli i cili u ndërtua nga vetë njeriu me një gji për not dhe një restorant. Ju mund të arrini në ishull përmes një skele druri që është 150m e gjatë. Po ashtu, ju mund të merrni me qira varka apo të merrni edhe varkën tuaj. Është një destinacion i mrekullueshëm për familjet me fëmijë.

Kampingu i Karavanit të Shqipërisë në Berat

Ura Vajgurore, Shqipëria e Mesme

Kampingu i Karavanit të Shqipërisë në Berat është i rrethuar nga peizazhe të mrekullueshme shqiptare, i cili ju mundëson ta shijoni një pushim kampingu në fshat mes palmave dhe agrumeve. Kampi i vendosur ka në dispozicion edhe ushqimin për vizitorët me specialitete shqiptare. Ky kamping me 5 yje i sapo hapur është gjithashtu pikënisje perfekte për të eksploruar ‘Qytetin Muze’ të Beratit. Kampi privat ofron karavanet e tij teksa ju mund edhe te vini me karavanin tuaj. Me një udhëtim 15-minutësh me autobus, mund të shkoni në “Qytetin me 1000 dritare”. Berati është një nga qytetet më të vjetra në vend dhe duhet të shikoni kështjellën në kodrën e qytetit. Kalaja e Beratit është e vetmja kështjellë në Evropë ku njerëzit banojnë edhe sot e kësaj dite. Ja vlen të vizitohet!

Argëtohu në Shqipëri!