Blogu

“S’jam heroi në të cilin besojnë”-dje n’Kosovë
Lexues, a e ke vënë re që çdo gjë që bën në mëngjes, mbrapa saj qëndron shpresa? Hap sytë dhe i pastron me shpresën që të kthjellesh; ha mëngjesin apo diçka tjetër me shpresën që të kesh energji gjatë ditës… Shpresoj të shpresoni sa të jetoni!
22 Dhjetor, 2024

A i duam ne njerëzit t’i kemi gjithmonë pranë?
Rrallo dhimbjen tënde që të përjetosh lumturinë.
Mos harro, sot ke bërë mjaftueshëm. Ji i sjellshëm me veten, lëri të gjitha shqetësimet dhe beso që e nesërmja është një fillim i ri. Ti je mjaftueshëm, ashtu siç je.
21 Dhjetor, 2024

Perëndo përgjithmonë, o diell… dje n’Kosovë
Është në rregull të ndihesh i humbur. Ndryshimet e mëdha shpesh fillojnë me konfuzion. Ji i/e sjellshëm/e ndaj vetes në këtë hapësirë të ndërmjetme. Ke të drejtë të ndalesh, të kërkosh më shumë dhe të ndjekësh ato gjëra që të bëjnë të ndihesh gjallë sërish.
20 Dhjetor, 2024

Por unë këtë këndoj për ni shok që e kam pasë… dje n’Kosovë
Sot, i dashur lexues,
Me këngën që e do më së shumti në sfond, me ushqimin e parë që të vjen në mendje, me momentin më të mirë që të kujtohet, me personin për të cilin je shumë falënderues që e njeh, për familjen dhe shëndetin e mirë që gëzon… të uroj një ditë të mbarë dhe të mbushur me dashuri!
19 Dhjetor, 2024

Rrugëtimi juaj i personalizuar për vitin 2025!
Hapeni zemrën dhe mendjen për të përqafuar energjitë e reja që sjell viti i ri! Yjet kanë një histori për të treguar për çdo shenjë, një rrugëtim unik plot mundësi, sfida dhe bekime.
18 Dhjetor, 2024

Me m’lanë në kohë ma t’mirë…dje n’Kosovë
Mirëmengjesi lexues! Rritja nuk është gjithmonë e lehtë. Është një dhimbje e qetë në momentet kur ti heq dorë nga njerëzit, vendet dhe pjesë të vetes që mendoje se do të qëndronin përgjithmonë. Pesha e mbajtjes së asaj që nuk të përket më do të ndihet e rëndë dhe të hedhësh hapin drejt diçkaje të re është e vështirë kur rehatia të thërret pas.
18 Dhjetor, 2024