Live Stories from Prishtina

LIVE

Blogu

Dje n'Kosovë

Siguria në punë nuk është luks – është e drejtë!

Koha jote është e kufizuar, prandaj mos e humb atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos bini në grackën e dogmës, e cila është të jetosh me rezultatet e të menduarit të të tjerëve!


22 Korrik, 2025

Dje n'Kosovë

Me këmbë të hajrit kjo e hënë!

Këtë vend, pra Kosovën, e ka ndërtu dashuria! Kështu siç është, me të mirat e të metat e veta. E kanë ndërtu ata që i thojnë ” dheu i vendit tim”. Ani pse bota ende nuk na njeh siç duhet, se nganjëherë as ne se njohim veten, ne kemi çka t’i dhurojmë asaj.


21 Korrik, 2025

Arkiva

TEORIA E TRI DASHURIVE

Blogu i së dielës: Ekziston një teori që gjatë gjithë jetës tonë, ne do të dashurohemi tre herë, në tre faza të ndryshme të jetës sonë. Ti lexues, a i ke kaluar të trija apo je ende në ndonjëren prej tyre?


20 Korrik, 2025

Dje n'Kosovë

Kushtetuta dhe etj! Titujt që ju ikën nga kjo javë…

Nëse dikush mendoi se korriku do të ishte muaj pushimi, ne do të diskutonim për turizmin në Kosovë edhe sa të mira janë shërbimet tek ne, e keni gabim. Gjykatat folën, politikanët u zemëruan, Facebook-u u kthye në sallë gjyqi dhe qytetarët u lanë të bëjnë rolin e përkthyesit midis të drejtës kushtetuese dhe realitetit alternativ.


20 Korrik, 2025

Dje n'Kosovë

Kush e mbanë bajrakun kur fjala nuk mbanë peshë?

Lexues i dashur, nëse jeton në Kosovë e mëson se jemi duke jetuar në një vend ku fjalët kanë peshë, por shpesh nuk kanë kuptim; ku krizat politike duken të zakonshme, ndërsa krizat kulturore janë më autentike. Kjo hyrje e këtij artikulli është thirrje që komunikimi të bëhet më i përgjegjshëm, politikat të jenë më të planifikuara dhe arti të mos mbetet i vetmi kanal i sinqertë për reflektim.


18 Korrik, 2025

Dje n'Kosovë

Kumti i ditës së djeshme: Nga dritat e hënës te hijet e gjykatës

Në të njëjtën mënyrë siç kamera nuk mund të përkthente dot madhështinë e hënës, as syri i tjetrit, as vështrimi i sipërfaqshëm, nuk mund ta përkufizoj bukurinë tënde të vërtetë. Ti je shumë më tepër se çfarë pasqyra mund të tregojë, më shumë se çfarë rrjetet shfaqin, apo çfarë zërat e tjerë pëshpëritin. Mëso ta shohësh veten me butësinë dhe respektin me të cilin vështrojmë universin. Sepse edhe ti je një galaktikë më vete me dritë, me errësirë, me mister dhe me bukuri të pakapshme për sytë e zakonshëm.


17 Korrik, 2025