Live Stories from Prishtina

LIVE

Blogu

Dje n'Kosovë

Dje një ditë e përzier në Kosovë!

Dje e lexova që raporti “Our Epidemic of Loneliness and Isolation” nga Surgeon General në SHBA dhe disa studime të Harvardit e Universitetit Brigham Young, të cilët kanë vënë në pah se vetmia është po aq e dëmshme për shëndetin sa pirja e 15 cigareve në ditë, i shkakton dëm zemrës, shkakton ankth dhe depresion. Sa mirë që ekzistojnë njerëz që dinë t’i mbajnë lidhjet me njerëzit, pavarësisht se çka përfshijnë ato.


15 Korrik, 2025

Dje n'Kosovë

Nga kolonat e Dheut të Bardhë te ekspozitat në Brazil – një ditë vere në Kosovë

Çfarë privilegji me qenë i lodhun prej punës që dikur e ke lutur universin me të beku me të. Çfarë privilegji me u ndje edhe i ngulfatur nga rritja dhe brengat qe vijnë me rritjen pasi ke ëndërru gjithmon për diçka të tillë. Çfarë privilegji me pas mundësinë të dalësh prej situatave që ke mendu që asnjëherë nuk ia del. Jeta është e bukur.


14 Korrik, 2025

Arkiva

Përralla shekspiriane e Australisë, arkitektura e operës së Sydney-t

Mbylli sytë për disa momente dhe përpiqu të parafytyrosh vendet më të famshme në botë, pa monumentet apo objektet që i karakterizojnë.


13 Korrik, 2025

Dje n'Kosovë

45 seanca pa kryetar, 4 zëvendësime në polici, 1 datë vendimtare në Hagë! Titujt e javës pa filtra

Kur më thonë “hyj direkt në temë” më duket sikur më shajnë! Sikur nuk ju pëlqen që i bie rreth e rrotull muhabetit. Sikur kurrë nuk kanë dëgjuar për filozof, që dëshirojnë të tregojnë diçka që në të njëjtën kohë shërben, në të njëjtën kohë ka relevancë por nuk e dinë të gjithë, që në të njëjtën kohë shfaq mllefin e mbajtur brenda… e arsyetoj sjelljen sepse e kuptoj prej cilit vend vjen… ahhh sa shumë, sikur të më dëgjoje me zë se si e them (prej intonacionit do m’kuptoje çysh po e mendoj). Ti, ndoshta e komenton “fillimin/hyrje” sikur s’ka të bëjë shumë me zhvillimin e përditshërisë në vendin tonë, mua mu dha si ide (I.G) që ta nisë kështu për të treguar se pavarësisht çka t’bën nervoz me këtë vend, gjithçka kalon dhe bëhet mirë. Ironike tingëllon në fillim… pastaj fillon dhe më kupton kur del në fund.


13 Korrik, 2025

Dje n'Kosovë

Kush po na mbron, kush po na përfaqëson dhe kush po përfiton?

I dashur lexues, a ju ka ndodhur t’i besoni qëllimisht një gënjeshtre, a ju ka ndodhur të hyni në një rrugë edhe pse e keni ditur që keni hyrë në rrugë pa kthim, a keni zgjedhur t’i besoni një ëndrre edhe kur e keni ditur që duhet të zgjoheni. A ndjehemi më rehat në një gënjeshtër sepse na frikëson realiteti?


11 Korrik, 2025

Dje n'Kosovë

Dje nga zemra e kryeqytetit më të mirë në botë!

Kur beson vërtet në diçka, përpiqu me gjithë zemër. Kur ndjenë se një ide, një ëndërr apo një qëllim është pjesë e thelbit tënd, mos e trajto si një mundësi të zakonshme, por si një detyrim ndaj vetes. Jetoje me pasion, investo kohë, përkushtim dhe guxim. Mos e lër frikën ose vonesat t’i zbehin dritën.


10 Korrik, 2025