Blogu

A thu është ma lehtë pa dhimbje? Dje n’Kosovë
Një detaj që mund të të ketë shpëtuar deri sot: t’i thuash PO çdo gjëje, nënkupton t’i thuash JO gjërave më të rëndësishme. Është në natyrën njerëzore që t’i marrim si të mirëqena gjërat që i kemi përherë. Kujtohu sa herë u thua jo njerëzve që i ke gjithmonë pranë…
10 Dhjetor, 2024

Dita e re, “nafaka” e re! Dje n’Kosovë
Gjërat që mendon se janë të mërzitshme, të çuditshme, të dhimbshme, të padrejta… ato që nuk i pëlqen te vetja, kanë më shumë rëndësi sesa ti mendon. Të ndihesh i lënduar do të thotë se ke dashur thellësisht. Të shqetësohesh do të thotë se interesohesh me zemër të pastër. Të luftosh me vështirësitë do të thotë të gjesh forcë dhe të rritesh prej tyre.
9 Dhjetor, 2024

Rrënjët në ferr, degët në parajsë! Dje n’Kosovë
Lexues, përsërite këtë pas meje: Mua nuk më përcakton si njeri ajo çfarë më ka ndodhur. Unë jam ajo çka unë zgjedh të jem. Vizioni im do të jetë më i qartë kur njoh thellësinë e zemrës sime. Nëse shoh jashtë saj, do të jetë ëndërr; nëse mësohem të shoh brenda saj, do të zgjohem. ☼
8 Dhjetor, 2024

Nga kontratat e arsimit te sfidat energjetike! Dje n’Kosovë
Lexues, mirëmëngjesi: Gjithë bota është një skenë dhe të gjithë burrat e gratë janë vetëm aktorë; kanë hyrjet dhe daljet e tyre, dhe një njeri gjatë jetës luan shumë role.
7 Dhjetor, 2024

“Punën e sotme mos e lër për minutat e fundit”-Dje n’Kosovë
Është e mahnitshme se sa i plotë është iluzioni se bukuria është mirësi! Pra, lexues, nëse do të më kërkoje këshillën më të rëndësishme që mund të jepja, atë që e konsideroja si më të dobishmen për njerëzit e epokës tonë, do të thoja thjesht: ndal një çast, pusho, puno më pak, shiko përreth dhe analizo se çfarë mbetet në fund – bukuria apo shpirti?
6 Dhjetor, 2024

Çka (s) u bë, të mërkurën?
Disiplina, lexues, do të thotë respekt ndaj vetes. Respekt ndaj kohës tënde dhe ndaj kohës së të tjerëve. Disiplina vendos standarde, dhe pa vendosjen e tyre, ti mundëson që çdokush dhe gjithçka të hyjë në jetën tënde, përfshirë edhe ato që ti nuk dëshiron.
5 Dhjetor, 2024
