A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Botëkuptimi artistik ndaj izolimit – Naho Kawabe

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Arti është një nga format më të bukura për të shprehur ndjenjat, qëndrimet dhe bindjet personale. Artistët më të mëdhenj botëror, thuhet se, gjithmonë janë inspiruar për të krijuar “kryevepra” në kohën kur kanë qenë në gjendje më të rënduar emocionale.

Përkundër vështirësive që ka sjellur pandemia në tre (3) vitet e fundit, shumë artistë kanë gjetur motiv për të përçuar mesazhe domethënëse përmes artit të tyre. Me ç’rast, gjatë periudhës së pandemisë, edhe artistja japoneze Naho Kawabe portretizoi qasjen e saj kundrejt izolimit duke krijuar një projekt prej tre (3) video-eksperimenteve, i realizuar nga 6 artistë të përzgjedhur.

Veçantia dhe bukuria e këtij projekti qëndron tek mos njohja e këtyre artistëve me njëri-tjetrin. Projekti i quajtur “Camera Isolata”, si qëllim kryesor ka pasur të bashkojë nga dy (2) artistë, së pari, për të përçuar një ndjenjë përkatësie dhe së dyti, për të realizuar eksperimentet e direktuara nga vet artistja.

Në secilin rast, dy (2) artistë, të cilët nuk janë takuar asnjëherë, kalojnë një kohë të caktuar së bashku në një kuazi-karantinë. Grupi i parë kalojnë kohë duke medituar, grupi i dytë kalojnë kohë së bashku duke kryer punë manuale dhe grupi i fundit kalojnë kohë duke vizatuar.

Aktivitetet e përzgjedhura nga Kawabe prezantojnë qasjen e saj kundrejt një bote që është në izolim, ndryshe projekt i quajtur “Arti nuk njeh mbyllje”—i cili dokumentohet në momentin kur artistja në fjalë sinjalizon artistët e ftuar, të marrin kompjuterët e tyre, të dalin jashtë dhe të ecin deri sa lidhja me WiFi të ndalojë.

Në këtë mënyrë, Naho Kawabe simbolizon kufijtë e lidhjes sonë shoqërore.

Camera Isolata” – kuruar nga Paper Gallery

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP