Live Stories from Prishtina

LIVE

February 5, 2024

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Këndvështrim:

Ndjenjën e mallit e krahasoj me nostalgjinë, që të dyja emërues të përbashkët e kanë dashurinë.

Dashuria, ndjenjë kjo e cila na bënë t’i duam e kujtojmë ato që nuk i kemi.

Dashuri për ne është Kosova. Dheu i saj, toka, uji i burimeve, malet, rrugët me kalldrëm, shtëpitë e vjetra, Brezovica, Prizreni, ndërtesat e reja që kanë ndërruar strukturen e qyteteve të vjetra, madje edhe gjanat që nuk janë në rregull kur i shohim vazhdimisht nisin të kenë kuptim.

Ndonëse mund të tingëlloj patriotke e patetike, dashurinë ndaj tokës më së shumti e kuptojmë kur jemi larg saj.

Për t’ju kujtuar gjërat që mund t’i bëni në Kosovë kur të ju merr malli, kam marrë këndvështrimet e dy studenteve që jetojnë jashtë Kosovës.

Kush më mirë sesa dikujt që i mungon Kosova mund të flas për vendet, kafenetë dhe gjërat që duhet t’ia rikujtoni vetes sa herë ndodheni në Kosovë.

Nagihane Qerimi, të cilën shoqëria e thërrasin Nagi, tash e sa vite jeton dhe studion në Pragë të Çekisë.

Nagit, Kosova i mungon në habitatin e saj natyral. Malli më së shumti e merr të dëgjoj shqip prandaj për të nuk është asnjëherë përtesë të shkoj në market e sidomos kur prek eurot me dorë.

Sigurisht që nuk duhet të mungoj makiato në këtë mes.
E kemi lexuar edhe në revistat prestigjoze që Kosova njihet për makiato por tashmë këtë gjë po e vertetojmë edhe individualisht pasi e kemi shijuar në disa vende tjera të botës.

Nagi për ju sugjeron që të vizitoni:

Gërminë– Në çdo stinë, pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër, Gërmia ka veçantinë e saj. Bora, dielli, shiu, dhe mjegulla vetëm sa i dhurojnë energji te re.

“Në Gërmi kam pas mundësinë t’i shoh shqiptarët në gjendejn e tyre ma spontane, kur e shijojnë diellin shtrit mbi një batanije, kur janë me familje dhe mundohen t’i knaqin të gjithë, kur nxjerrin ushqim nga çantat e tyre edhe e shijojnë të gjithë bashkë”, thot Nagi.

Pestovë- fshat në Vushtrri. Njihet për kultivimin e patateve, ka fusha të gjera me gjelbërim. E grumbullon freskinë nëpër pemë dhe e shpërndanë verës në temperatura të larta.

“Për mu Pestova mbete vendi favorit me vizitu sa herë kthehna në Kosovë. Për faktin se gjyshja jeton aty edhe kom lidhje emocionale. Verës e shijojmë freskinë ”, shtoi tutje Nagihani

Radavc-Pejë. Më herët e përmenda që për burime nuk ja japim dorën askujt. Në Radavc ndodhet Ujëvara e Drinit e njëkohësisht edhe një shpellë. Vendi mirëpret turistë të huaj dhe vendor më shumë gjatë stinës së verës.

“Verës me u zgju pak ma herët, me shku sa është ma fllad me një numër ma të madh të njerëzve knaqësh.  Është vend familjar edhe peshku shijon shumë mirë”, përfundon Nagi.

Ndryshe prej Nagit, Ermelinda Rrustemi, e cila studion në Maqedoni të Veriut, Kosovën e ka më afër dhe vizitat më të shpeshta. I urren vikendet kur familja e saj viziton vende që nuk kanë qenë më parë bashkë ose vendet që nuk i kanë vizituar kahmoti.

Për të më shumë mbresa lënë gjërat që mund t’i bësh brenda një dite.

Linda ju sugjeron këto kafene dhe vende:

Metro/Remember Me– kafenetë e Prishtinës të cilat ndajnë një hapësirë të vogël por kafja ka erë e shije tjetër.

“Kjo nuk duhet të konsiderohet reklamë për këto kafene, thjeshtë janë vlerë e shtuar e kryeqytetit që përveç produkteve unike, shërbimi i tyre është i ngrohtë njësoj si vendi”, shkruan Linda.

Katedralja-Prishtinë. Me një biletë 1 euro, me të ciliën qëndron sa të duash, për pak sekonda pasi hyn në liftin e Katedrales, ju do te keni Prishtinën nën pëllëmbën e dorës tuaj.

“Ju sugjeroj ta shijoni gjatë perendimit të diellit dhe ne mot të nxehtë, përndryshe nëse doni me shiju edhe ne stinë të ftohtë vishuni trash sepse era është shumë e fuqishme. Krejt cka ju duhet afër vetës janë disa dëgjuse (headphones) edhe najsen e vogël për me hangër”.

Brezovicë-Prevallë. Kur dëshironi të skijoni dhe njëkohësisht të sfidoheni, Brezovica ka terenin perfekt, madje edhe më të lirë krahasuar me pistat e tjera të skijimit në rajon.

“Personalisht nuk skijoj, por hamburgerat në Brezovicë edhe pamjen e saj me asnjë dimër në botë nuk i ndërroj. Këtë vit hamburger nën tre euro nuk mundeni me gjetë po meqenëse edhe skijimi është sport më i shtrejtë duhet të merren parasysh edhe çmimet tjera. Nëse preferoni me shku pak ma nalt, Prevalla i ka disa restaurante që qoftet ne tavë i ‘qajnë’. KOHA është vend shumë familjar, i ngrohtë dhe me oxhak brenda, ku pas një terapie me skija ose sajë është vendi perfekt për strehim”, përfundon Linda.

Këto janë vetëm disa nga gjanat që keni mundësi m’i bo në Kosovë sipas dy personave që Kosova ju mungon me gjanat e vogla brenda saj. Nëse dëshironi m’i provu, ju lutem ndajeni me ne eksperiencën tuaj.