Live Stories from Prishtina

LIVE

February 8, 2024

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Skijimi ngjason me dëshirën për të fluturuar, për të cilën shumica kemi ëndërruar kur kemi qenë të vegjël.

Hapat e parë për ta mësuar skijimin janë gjithmonë të vështirë dhe shpeshherë mund të dorëzohesh për të mos vazhduar më. Por, ka gjithmonë diçka që të nxit për ta mësuar këtë sport.

Adrenalina që të dhuron shpejtësia e rrëshqitjes mbi akull të inkurajon të vazhdosh akoma, edhe pse i dimë momentet e lodhjes dhe dorëzimit pas provave të ndryshme, të cilat kanë rezultuar me lëndime. Të jetosh në Ballkan, do të thotë të përjetosh një reliev me male dhe kodra të ndryshme, ku skijimin mund ta zhvillojnë edhe fillestarët. Qendra e skijimit në Mavrovë dhe Popova Sapka e njohur ndryshe si “Kodra e Diellit”, në Maqedoni, të lejon ta përjetosh skijimin në të gjitha format.

Bora e ngjeshur mirë, pistat e ulëta dhe prekja e pistës nga dielli për shkak të pozitës së saj gjeografike bëjnë që zhvillimi i skijimit të jetë më i arritshëm, teksa pasojat me lëndime fizike do të jenë gjithmonë prezente nëse nuk merr instruksione nga profesionistët.

Kur flasim për profesionistët, një pistë e skijimit si Brezovica, të jep mundësinë të përjetosh një skijim profesional dhe të shijosh malet e Sharrit dhe dendshmërinë e tyre. Jo shumë larg nga Brezovica, një skijim perfekt mund ta shijoni edhe në Kopaonik, i cili shtrihet në një pjesë të Serbisë dhe të Kosovës.

Udhëtimi nëpër male përmes skijimit dhe zgjimi herët në mëngjes për të shkelur borën e paprekur është vetëm njëra nga avantazhet dhe kënaqësitë që të dhuron ky sport ekstrem.