Arkiva
12 Janar, 2023
Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team
“White Lotus” është drama dhe komedia amerikane e cila gërsheton jetën e mysafirëve në resortin White Lotus, ku zingjiri i historive përndjek jetën e tyre me çrregullime psiko-sociale.
Duke përdorur lulen e zambakut si metaforë, filmi përshfaqë gjendjen e pastër shpirtërore që shumë njerëz e humbin gjatë rrugëtimit të tyre jetësor.
Sado që Golden Globes ka marrë kritika viteve të fundit, sërish fituesit që ajo shpallë mbesin zgjedhja ime, pasi besoj që janë të mbështetur në argumente profesionale.
Le t’i hedhim një sy fituesve të sivjetshëm dhe veshjeve më të bukura.
Këtë vit u bënë 80 vite qëkur mbahet kjo ceremoni, një edhe prej më të vjetrave që nderon botën e televizionit, me fokus kinematografinë.
Me analizën time, fitoret e këtij viti iu dedikuan filmave që bazoheshin në ngjarje të vërteta. Pse mendoj kështu? Kjo pasi filmi më i mirë ishte “The Fabelmans”, një histori gjysmë-autobiografike e bazuar lirshëm në adoleshencën e Steven Spielberg-ut dhe vitet e para si regjisor, e treguar përmes një historie origjinale të të imagjinuarit nga Sammy Fabelman, një regjisor i ri aspirues i cili eksploron se si fuqia e filmave mund ta ndihmojë atë të shohë të vërtetën rreth tij. Po në kategorinë e njëjtë, të nominuar për filmin më të mirë ishin edhe Avatar (fantazi), Elvis (bazuar në ngjarje të vërtetë), dhe Tar dhe Top Gun: Maverick. Përveç Tar dhe Maverick që ishin të vlerësuar me një IMBD mbi 7, dy filmat tjerë Avatar 2 dhe Elvis ishin nën 4.
Pra, të gjithë filmat në këtë kategori ishin polemikat e vitit, ndërsa fituesi arriti që të marrë anën e të gjithëve edhe pse ishte më pak i përfoluri.
Jo vetëm kjo, pasi që edhe filmi The Banshees of Inisherin, i cili pasqyron jetën në ishujt irlandez, ka fituar tre çmime të mëdha në ceremoninë e Los Angeles – Çmimin më të mirë për zhanrin komedi-muzikor, për skenarin më të mirë, si dhe aktorin më të mirë të komedisë, ku çmimin e fundit e fitoi Colin Farrell.
Kjo natë u përcoll edhe me momente të tjera, si veshja më e bukur, paraqitja e Rihanna-s, paraqitja e Selena Gomez, HFPA (Hollywood Foreign Press Association), e cila merret me vlerësimin e fituesve, e cila u kritikua herën e kaluar për diskriminim racor dhe gjinor, kurse këtë vit kjo organizatë pati një juri prej 52% femra, ku 51.5% ishin me larmishmëri racore dhe etnike.
Sa i përket veshjes, shumë të pranishëm mbërritën me veshje të zeza dhe të frymëzuara nga stili gotik, nga fustani dramatik i Selena Gomez nga Valentino deri te pelerina me dantella që Jamie Lee Curtis veshi, gjithashtu nga brendi italian. Edhe pse ajo anashkaloi tapetin e kuq zyrtar, Rihanna ishte e pranishme e veshur me një fustan elegant të zi. Po ashtu, nga brendi Schiaparelli ishin veshur edhe Liza Koshy dhe aktorja Paige Butcher, të cilat ishin ndër yjet e tjerë që zgjodhën ansamblet e errëta të dantellave.
Por, kishte edhe veshje ngjyra-ngjyra dhe një bollëk veshjesh që bartnin mesazh. Laverne Cox mahniti me një fustan vintage nga John Galliano, Julia Garner ishte një nga disa yje që veshi ngjyrën rozë të lehtë, me dizajn nga Gucci.
Me organizatorët që këtë vit hapën tapetin me gratë, Lily James dhe aktorja e “Top Gun: Maverick”, Monica Barbaro, shfrytëzuan mundësinë për të veshur fustane të kuq që bien në sy.
Shumë nga meshkujt e mbrëmjes thyen traditën e kravatës së zezë. Eddie Redmaye kishte veshje të ndritshme dhe të zbukuruara, nga lulja e madhe e mëndafshit të ngjitur në smoking, e deri te kostumi blu i Barry Keoghab nga Louis Vuitton. Ylli i TikTok – Josh Richards pati një bluzë të prerë poshtë kostumit të tij me shirita.
Por, ishte Billy Porter ai që vodhi shfaqjen me një fustan smoking Christian Siriano që i dha një xhiro rozë mbrëmjes.
Shpresojmë që së shpejti ceremoni të tilla që nderojnë kinematografinë të bëhen edhe në rajonin tonë, në mënyrë që prodhimet tona filmike të vlerësohen nga vetë artistët shqiptarë.