Arkiva
14 Janar, 2023
Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team
Paper Gallery është një hapësirë ekspozuese që synon të nxjerrë në pah artistë dhe kuratorë bashkëkohorë në nivel lokal dhe ndërkombëtar.
Paper Gallery prezanton një frymë të re në vendin tonë, pasi që provokon mendimin, zhvendos idenë e traditës dhe inkurajon inovacionin në të gjitha dimensionet dhe format e artit.
Duke shmangur idenë e një hapësire tradicionale, e cila nganjëherë ballafaqohet me një numër të madh të ekspozitave – Paper Gallery mundohet të ruajë ekuilibrin e saj me një program tre vjeçar, me të cilin është planifikuar edhe bashkëpunimi me galeritë dhe kuratorët ndërkombëtar.
Paper Gallery paraqet një pamje të papërpunuar dhe moderne për arsimin, inovacionin, ekspozitën dhe gjithçka që është art.
Misioni i Galerisë është të stimulojë, të motivojë dhe të inkurajojë personat që krijojnë, vlerësojnë dhe marrin frymëzim dhe gëzim nga krijimet.
Më poshtë, janë të listuara disa nga ekspozitat që janë shfaqur në Paper Gallery:
“Dead Dogs Walking”, nga Gazmend Ejupi, “Kashta e Kumtrit”, nga Artan Hajrullahu, “Root Rot”, nga Burim Berisha, “Spooky Action at a distance” nga Shkamb Jaka, po ashtu, “Mosquito Vapor Trails”, nga Fatmir Mustafa, “Columns”, nga Stefano Romano, “I’m home but far away”, nga Nir Alon dhe së fundmi “Camera Isolata”, nga Naho Kawabe—ekspozitë, e cila është ende e hapur për dashamirësit e artit.