Dje n’Kosovë
29 Tetor, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!
Sa e bezdisur ndihem nganjëherë, kur nuk më kujtohet ai rresht i asaj këngës që e kam në maje të gjuhës, ahhh… them “dreqin, po të ishte diçka e mbrapshtë menjëherë do më kujtohej”, dhe pa ia vështirësuar shumë situatën vetes; i mbyll sytë dhe kujtoj diçka të bukur, që t’më sjell ndërmend atë rresht të bukur.
Pra t’mirën e sfidoj me të mirën! Të lutem praktikoje i dashur lexues!
Dje në Kosovën e parazgjedhjeve, gjithçka ndodhi!
***
Normalizmi i raporteve Kosovë-Serbi, mbetet kusht i Raportit të Progresit, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Një paralele kërkimesh; nga Kosova kërkohet krijimi i asociacionit të Kosovës, kritikohet për hapat e një-anshëm në Veri. Ndërsa Serbia kritikohet për mos-nxjerrjen para drejtësisë kryesin e sulmit në Banjskë poashtu sipas raportit të progresit, sulmi u cilësu si akti më i rëndë për përkeqësimin e situatës në veri.
Vlen të theksohet, se Raporti i Progresit për këtë vit do të jetë i fundit që miratohet nga përbërja e tashme, e cila së shpejti do të ndërrohet!!!
Diçka për Mitrovicën, aa?
Pse është “ligj” që njerëzit kritikojnë të tjerët, për gjërat që edhe vet i bëjnë?
Një-anshmëri?? Me të vërtetë? 10 rreshta kërkesë e kritika për Kosovën e dy për Serbinë? A po flasim ende për një-anshmëri?
Sanksionin më të madh, Kosova e mori me mos antarësimin në KE, e tash kur çdo strukturë brenda BE-së do të ndryshojë, a do ketë rezultat kjo për dialogun? Kur ai tashmë ka mbetur si një status-quo, kur që nga fillimi i bisedimeve tash e 12 vite, struktura e tij ka ndërruar aq shumë sa që a mund të pritet tash që BE ta ndërrojë atë?
***
Ku është plotësimi i subvencioneve të prindërve që dërgojnë fëmijët në kopshte me të ardhura më pak se 500 euro për muaj? Pse kontratat 10 mujore po zbatohen me vetëm nga 6 muaj?
***
Me fondin prej më shumë se 600 titujsh, Ministria e Kulturës ka pasuruar 32 biblioteka në Kosovë, sikurse edhe në Preshevë, Ulqin e Manastir. Është ngjarje e përvitshme, e zëvendësministrja e Kulturës, Daulina Osmani e ka theksuar gjashtëfishimin e buxhetit për librin duke përfshirë blerjen e librave e mbështetjen e autorit që sipas llogarive të MKRS-së, është një milion euro në vit.
***
I/e dashur lexues/e, ti je aq i veçantë, sa që veçantinë tënde poetët nuk mund ta bëjnë poezi, piktorët nuk mund ta pikturojnë dhe muzikantët nuk mund ta kompozojnë! Ti je unik!