Arkiva
9 Shtator, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!
Lexues, kaq shumë njerëz, kaq pak kohë dhe asnjë sekond për t’u fshehur në guaskën tuaj dhe kushtuar kohë vetëm vetes. Sot numëroni bekimet tuaja, një nga një: nga ajri që thithni deri tek njerëzit që i doni.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në asnjë moment nuk kanë kërkuar që ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë të mbahet e mbyllur. Ajo ka thënë se SHBA-të, kanë kërkuar të vendoset bashkë data e hapjes. Pse një gjë të tillë presidentja nuk e diskuton me qeverinë? Si të qëndrojmë në koordinim me SHBA-të kur nuk kemi koordinim në institucionet tona?
***
Kosova mund të mbetet jashtë marrëveshjeve rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit, nëse nuk i heq masat e sigurisë ndaj produkteve serbe, këtë paralajmërim e tha këshilltari i kancelarit të Gjermanisë, Manuel Sarrazin. A mos kjo do të rezultojë në izolim të mëtejshëm të Kosovës? Mos arritja e një marrëveshjeje për në CEFTA, pasojat për mbetjen jashtë procesit të Berlinit, mos njohjet e vazhdueshme në organizata ndërkombëtare, largimi i UNMIK-ut si përfaqësues i jonë në CEFTA, a janë të domosdoshme për Kosovën?
***
Në Rahovecin e Kosovës “për kokërr t’qejfit” është mbajt Hardh Festi për tre ditë me edicionin e 10-të, por kush ishin performuesit kryesor? “Gipsy Kings”, grupi me përvojë 45 vjeçare. Cili është imazhi i këtij festivali. Kultura e qytetit, kultivimi dhe përpunimi i rrushit është gati kryesorja çka shfaq ky festival.
***
Sot e hëna le të shkojë si ju e dëshironi… pastaj e tërë java vazhdon me të njëjtin ritëm që ju e filloni. <3