Arkiva
8 Shtator, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!
Dashuria gjendet në detaje të vogla. Në markete, në ushqimet e gatuar në shtëpi, në buzqeshjet që të huajt ju dhurojnë, në muzikën që ti dëgjon. Dashuri është edhe pyetja, “a je mirë”? dhe ajo “a arrite në shtëpi”. Dashuri është mënyra se si zemra jote rreh çdo ditë!
**
Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufinjëve nga Serbia? Protestat nga ana e grupeve serbe nuk është që e minojnë Kosovën por a nuk është e çuditshme kur deri sot vendimet nga qeveria e Kosovës u quajtën të njëanshme. Kur grupet serbe po e kërkojnë kthimin e pronave të tyre të “uzurpuara”, e largimin e policisë së Kosovës nga pikat kufitare Jarinjë e Bërnjakë a nuk është veprim i njëanshëm?
***
Lehtësuesi i dialogut nuk po “lehtëson” më! Miroslav Lajčák është i njohur për marrëveshjen e Ohërit dhe për faktin që dje u bë i njohur me deklaratën se “Serbia e ka tërhequr letrën e Bërnabiqit- kundër zbatimit të pikave që u’a konfirmojnë shtetësinë Kosovës”. Pse duhet një gjë të tillë ta thoshte një emisar e jo vetë Serbia? Kur mirë e dimë që Serbia deri tash nuk e ka ndërmend të pranojë sovranitetin e Kosovës.
***
Mitrovica po shkëlqen në kulturë. Anabel Montesinos në Mitrovicë, e vetme në skenë ka sjellë një interpretim artisitik intim dhe elegant nëpërmjet kitarës. Ajo erdhi për herë të parë në Kosovë, në koncertin e festivalit “Mitrovica Guitar Days”, në hapjen e edicionit të gjashtë me radhë.
***
S’ke nevojë të shqetësohesh për dashurinë, ajo gjendet në çdo gjë që të rrethon, çdo ditë, çdo moment. Mund të të ndodhë në kohën më të mirë ose në atë më të keqe. S’ka arsye të mos besosh që dashuria nuk mund të të gjejë ty. Lexues Paper loves you.