Arkiva
10 Shtator, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!
I dashur lexues virtual, çka është për ty do të gjejë rrugën dhe do të vijë tek ti. Mos nxito, nuk ekziston asgjë që merr atë çka është për ty!
***
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca nuk pret që Kosova të ndryshojë masat e sigurisë ndaj produkteve serbe përkundër paralajmërimeve. A po përdoret rasti i Banjskës si arsye që ka prishur mirëbesimin për një proces të mirëfilltë bisedimesh? Tash që Amerika paska përgatitur një raport i cili flet për fajtorin në rastin e Banjskës, e nëse urdhërdhanësi kryesor ka me qenë Serbia, a ka me qenë një lehtësim që me vazhdu me hapat tjerë?
***
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të qëndrojë në Beograd më 10 shtator. Lajçak do të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Arsyeja e vizitës është për takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. A po gënjen Lajcak për faktin se Serbia ka tërhequr letrën që kishte dërguar në Bruksel vitin e kaluar? Arsyeja e vizitës së tij në Beograd mos përfshinë një operim të ri koordinues mes Serbisë dhe emisarit?
***
Ndonëse pa Edon Zhegrovën, Aro Muriqin e Florent Muslijën dhe me shumë ndryshime të tjera në formacion, Kosova ka dominuar plotësisht ndaj Qipros, të hënën mbrëma në Larnaca. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll shënoi fitoren e parë në edicionin e katërt të Ligës së Kombeve. Kosova fitoi me rezultatin 4:0. Por a cilësohet Qipro aq konkurent i fortë sa të përmendet mos prania Zhegroves, Muriqit dhe Muslijës?!
***
Rritje nënkupton të dalësh përballë me atë që i frikësohesh më së shumti! Të jesh mjaftueshëm guximtar sa të largosh gjërat që pengojnë rritjen tënde nënkupton të lirosh zemrën tënde!