Live Stories from Prishtina

LIVE

September 4, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!

Mirëmengjesi nga zemra e Prishtinës, këtu ku dielli lind ndryshe dhe perëndon si tillë. Ky kryeqytet i joni ku të gjithë ata që janë larg tij fillon të ju mungoj çdo gjë brenda tij.

Si çdo ditë edhe ajo e së martës kërkonte zbatimin e qëllimeve të qarta por jo aq prej qytetarëve sa prej atyre që kryesojnë këtë vend.

***

Gjykata Themelore e Prishtinës ka nxjerr vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për pesë personat e rastit “Sikiraqa-Capat” ku mbeti i vdekur një i ri. Si ka mundësi që askuush nga krerët shtetror nuk reaguan kur ndodhi ky rast? Kur para disa muajve anëtarë të këtyre dy familjeve kanë pas konflikt fizik, si ndodh e kanë qenë në liri? Pse tash e një kohë kur po ndodhin raste të tilla nuk po çuditemi si shoqëri e kur në këtë rast ka humbur jetën një person? A ka kontrolle ndaj këtyre personave që e paskan pasur gjithë këtë armatim?

***

Në forumin e Bledit në Slloveni, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, duke diskutuar mbi çështjen e hapjes së urës qendrore mbi Ibër në Mitrovicë e fajësoi Serbinë se po e kërcënon Kosovën me luftë. Serbia po fiton investime me aviona e Kosova kritka e qortime nga ndërkombëtarët? A po tentojnë përfaqësuesit tonë  me ua rrit zërin logjikës së mendimit qytetarëve, se kemi rrezikë për me na e marrë veriun duke u dhënë volum terimit “luftë”, e duke alarmuar masën?

***

Pesë persona janë ftuar në polici lidhur me institucionet paralele që u mbyllën në veri. Veprat e dyshuar janë falsifikim i dokumenteve, e cila është kundërshtim me çdo ligj. Një pikëpyetje e kam, dikur bashkësia ndërkombëtare mohonte se ekzistojnë struktura paralele, pastaj u tha se ato, ndonëse “nuk ekzistojnë” janë shuar apo integruar në strukturat e Kosovës. E tash a duhet të lejohen të veprojnë edhe nëse thurrin plane të tilla apo çfarë? Kurse shuarja e tyre nga Kosova është nxitje e tensioneve dhe e njëanshme a?

***

Lexues edhe kur mendon që po kalon ditën më të keqe ndonjëherë, janë ditët tjera të mira për të cilat ia vlenë të luftosh për tu zgjuar. Ti bënë mjaftueshëm atëherë kur çdo ditë zgjohesh dhe vazhdon rutinën pavarsisht çdo gjëje.