Live Stories from Prishtina

LIVE

5 Shtator, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!

Vendi i bukur, nuk ka nevojë për diell që të duket më mirë, ai në çdo kohë duket bukur.

Se keni idenë sa e vështirë ishte ta filloja këtë artikull duke e ditë që çdo ditë ngjarjeve vetëm nga një deklartë e re u shtohet dhe asnjë rezultat të mirëfillt nuk kemi në pah.

Çka ndodhi të mërkurën në Kosovë e çfarë kuptimi ka për mua?

***

Kosova mes predikimit për tejkalim të status quo-së dhe mbajtjes së tij sapo të bëhet një hap “i njëanshëm”.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bën thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë pasi “Këshilli Organizativ për Bllokada” në Serbi, ka thënë se më 6 shtator 2024 planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Kosovës. Çka janë këto drama koti? Jo që po çuditem por pse? Shumica e mërgatës edhe janë kthy në shtetet përkatëse por a është kjo një formë hakëmarrjeje për ngjarjet e fundit?

***

Janë bërë katër vjet nga marrëveshja e Washingtonit. Dokumenti i nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në mes të kryeministrit të asaj kohe, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në prani të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, parashihte normalizim të marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ka qenë edhe një lloj marrëveshjeje që Kosova të mos aplikonte për anëtarsim në organizatat ndërkombëtare ndërsa Serbia të ndalonte lobimin ndaj shteteve të ndryshme për tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës??? Çfarë krahasimi a? Si me ja rujt hunët Serbisë? Lexues të dashur a keni pa ndonjë ndryshim nga 2020, sa i përket çështjes me dialog e me marrëdhënit me Shqipërinë? Jo mes dy vendeve se s’kemi nevojë por për të vazhduar rrugën tonë drejt integrimit!

***

Jepi kohë lexues, jepi kohë! Gjërat e mira kurdo dalin në pah, ato janë të rralla!