Live Stories from Prishtina

LIVE

7 Shtator, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!

Kur mendoni për veten, tregoni dhembshuri ndaj vetes tuaj me veprimet që keni bërë në të kaluarën. Konsideratë për veten tuaj tani dhe vetëbesim për të ardhmen që ju pret.

Një e premte në Kosovë nuk mund të ishte më ndryshe se kjo dje.

***
Pikëkalimet në Merdare, Jarinje e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura nga ana e Serbisë, sipas faqes së Ministrisë së Brendshme të Kosovës. Bllokada ishte paralajmëruar nga “Këshilli për Bllokada i Serbisë” pasi Policia e Kosovës mbylli 5 zyra të strukturave paralele në veri me dyshimet për falsifikim me dokumente. Pse duhet me na shku jeta që vendimet që marrim për shtetin tonë, Serbia duhet të hakmerret?

***

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të marrin masa ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Ai duhet të ndalet para se të hyjë në luftë”. Me çfarë mbështetje more mundem me luftu? Kur nga mbështetësit tanë kryesorë përmendet me qëndru stabil, pse duhet me u përmend termet si ‘luftë’?! Kur ministrja e përshëndetke presidenten Osmani me këngë të Dafinës po më duket sikur po mendon që komunikimin e njëjtë po mendon me vazhdu edhe me të tjerët.

***
“Reporting House” në Prishtinë duke realizuar një diskutim me kuratoren e pavarur Fatoş Üstek. Reporting House ka krijuar një përmbledhje të materialeve që lidhen me luftën, të cilën institucionet tona nuk e kanë arritur më parë.

***
Ta përmbyllim me një parashikim astrologjik për aq sa jemi në sezonën e virgjëreshës; mos e injoroni atë pjesën tuaj që ju thotë të vazhdoni të besoni në zërin tuaj të brendshëm.

***
Nganjëherë zgjedhjet e gabuara na dërgojnë drejt vendeve të duhura.