Live Stories from Prishtina

LIVE

November 25, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Muajt e fundvitit janë më të freskët, me më shumë festa dhe mbledhi familjare.

Shumë festa do të thotë më shumë kohë në shtëpi, e kur jemi në shtëpi mundohemi të shfrytëzojmë kohën për të bërë gjërat që duam.

Po për ju, si do të ishte forma perfekte që t’i kaloni muajt e fundit të vitit?

Më poshtë kemi theksuar titujt e rinj të filmave dhe serialeve që mbërrijnë në Netflix gjatë muajit Nëntor, për t’ju ndihmuar në përzgjedhjen e filmave që mund t’i shikoni.

Enola Holmes 2

Millie Bobby Brown është e shkëlqyer në serialin Stranger Things, mirëpo kësaj here ajo merr vëmendjen me pjesën e dytë të filmit Enola Holmes 2. Enola ka hapur agjencinë e saj të detektivëve dhe ka marrë përsipër çështjen e saj të parë zyrtare, e për ta zgjidhur atë, ajo kërkon ndihmë nga vëllau i Sherlock, Henry Cavill.

Për më shumë, nga sot Enola Holmes 2, mund ta ndiqni në Netflix.

Fillon transmetimin nga 4 nëntori.

The Crown  (Sezoni 5)

I vendosur në vitet ’90, sezoni i pestë i dramës historike tregon divorcin e diskutueshëm dhe shumë publik midis Charles dhe Dianës. Dhe padyshim kasti krejtësisht i ri i aktorëve, duke filluar nga Elizabeth Debick, e cila luan Princeshën Diana, Dominic West është Princi Charles, Jonathan Pryce është Princi Philip, Lesley Manville është Princesha Margaret dhe Imelda Staunton portretizon Mbretëreshën Elizabeth II. Ju mund t’i keni parë të gjitha sezonat paraprake, mirëpo ky i fundit me siguri që ju ka lënë të prisni gjatë.

Fillon transmetimin nga 9 nëntori.

Falling for Christmas 

Lindsay Lohan e keni nën kujtesën tuaj nga filmi Mean Girls dhe tash e sa kohë ajo e ka lënë të vihet re mungesa e saj në botën e televizionit. Ajo e vendosi rikthimin e saj për romanin e shndërruar në film “Falling for Christmas”, ku e gjitha fillon kur një trashëgimtare e llastuar (Lohan) humbet kujtesën e saj në një aksident me ski dhe pa e ditur se kush është apo ku përket, përfundon duke qëndruar me një burrë të ve (Chord Overstreet) dhe vajzën e tij. Shikojeni për ta kuptuar çfarë i ndodhë.

Fillon transmetimin nga 10 nëntori.

The Wonder

Ajo ka hapur epokën e saj me filmat e mistershëm si “Don’t Worry Darling” dhe mesa duket dëshiron ta vazhdojë si të tillë. Florence Pugh këtë herë do ta gjeni tek “The Wonder”, një adaptim i romanit të Emma Donoghue me të njëjtin emër, në të cilin Pugh luan si një infermiere angleze gjatë vitit 1862. Ajo udhëton në një fshat të largët irlandez për të hetuar një vajzë të re, e cila në mënyrë misterioze është ende gjallë.

Epo, çdo nëntor ka më shumë hijeshi me mistere.

Fillon transmetimin nga 16 nëntori.

1899

Nëse ju pëlqeu udhëtimi me trillime, siç ishte seriali fantastiko-shkencor Dark, atëherë edhe “1899” është për ju. Misteri i periudhës shumë-gjuhëshe vjen nga i njëjti ekip pas Dark dhe vendoset në një anije që lundron përtej Oqeanit Atlantik. Por, më pas anija papritur has një anije të dytë që lundron në det dhe udhëtimi i pasagjerëve merr një kthesë makthi.

Fillon transmetimin nga 17 nëntori.

Wednesday

Ne të gjithë e kujtojmë filmin komedi/fantazi “The Addams Family”, pastaj filmi u krijua edhe disa herë si film i animuar. Për ta rikthyer atë, Netflix punoi gjatë duke sjellur historinë e vajzës së familjes Addam, Jenna Orgeta. Vendosja e saj në shkollën “Nevermore Academy” shkakton rrëmuja të reja çdo ditë.

Fillon transmetimin nga 23 nëntori.

Çfarë ka tjetër në Netflix:

Nga 1 nëntori:

Gabby’s Dollhouse: Sezoni 6

The Takeover

A Bad Moms Christmas

A Quiet Place

Attack on Finland

The Big Short

The Captive

Death at a Funeral

Eddie the Eagle

Everybody Loves Raymond: Sezonat 6-9

Fifty Shades Darker

The Firm

Get Out

The Imitation Game

Just Like Heaven

Madagascar

Open Water

Penelope

Red Dragon

Road to Perdition

Shrek

Shrek 2

Single White Female

The Sum of All Fears

Vampire Dog.

Nga 2 nëntori:

The Final Score

Young Royals: Sezoni 2

Killer Sally

Nga 3 nëntori:

Blockbuster

The Dragon Prince: Sezoni 4

Panayotis Pascot: Almost

Nga 4 nëntori:

Buying Beverly Hills

Ẹlẹṣin Ọba: The King’s Horseman

Enola Holmes 2

The Fabulous

Lookism, Manifest: Sezoni 4.

Nga 5 nëntori:

The Fall of the American Empire

Orgasm Inc: The Story of OneTaste

Nga 7 nëntori:

Deepa & Anoop: Sezoni 2

Nga 8 nëntori:

Behind Every Star

The Claus Family 2

Minions & More: Volume 2

Neal Brennan: Blocks, Triviaverse

Nga 9 nëntori:

The Crown: Sezoni 5

FIFA Uncovered

The Soccer Football Movie

Nga 10 nëntori:

Falling for Christmas

Lost Bullet 2

Love Never Lies: Destination Sardinia

State of Alabama vs. Brittany Smith

Warrior Nun: Sezoni 2

Nga 11 nëntori:

Ancient Apocalypse

Capturing the Killer Nurse

Don’t Leave

Down to Earth with Zac Efron: Sezoni 2

Is That Black Enough for You

Monica, O My Darling

My Father’s Dragon

Nga 14 nëntori:

Stutz

Teletubbies

Nga 15 nëntori:

Deon Cole: Charleen’s Boy

Goosebumps Johanna Nordström: Call the Police

Jurassic World Camp Cretaceous: Hidden Adventure

Run for the Money

Nga 29 nëntori:

The Creature Cases: Sezoni 2

Crime Scene: The Texas Killing Fields

Romesh Ranganathan: The Cynic

Vikings: Sezoni 5

Nga 30 nëntori:

A Man of Action

My Name Is Vendetta

The Lost Patient

Snack VS. Chef

Take Your Pills: Xanax

 

Shijojeni këtë Nëntor!