Live Stories from Prishtina

LIVE

18 Tetor, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!

Fillimi i një dashurie është t’i lëmë ata që duam të jenë plotësisht vetvetja, pa tendencën për t’i ndryshuar vetëm që t’i përshtaten “tamam” imazhit tonë. Përndryshe, ne e duam vetëm reflektimin e vetes që gjejmë tek të tjerët.

Gjykata Supreme ka njoftuar se e ka informuar Gjykatën e Shkallës së Parë se ata vetë duhet të vendosin nëse do t’i gjykojnë në mungesë të akuzuarit për rastin e sulmit terrorist të vitit të kaluar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku kishte mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Gjykata Supreme konsideron se është në diskrecionin e gjyqtarëve që të vendosin ashtu siç e vlerësojnë,” thuhet në përgjigjen me shkrim të Gjykatës Supreme për “Betimi për Drejtësi.”

A mund të dekriptohet kjo situatë? Tani del se Serbia duhet t’i marrë parasysh thirrjet e vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar që përgjegjësit të japin llogari para organeve të drejtësisë, duke sjellë Radojqicin dhe të tjerët?

Prej disa ditësh, fokusi qëndron tek fuqia që Dejona Mihali ka nga Albin Kurti!

Përgjimet e bisedave, që tingëllojnë urdhëruese, tregojnë se kur nuk duhet të ketë reduktime… për çfarë fuqie po flasim?

Pa tërhequr paralele me skandalet e tjera, por nëse ju kujtohet rasti “Pronto” nga qeveria Thaçi, në zgjedhjet pas tyre, PDK kishte fituar sërish zgjedhjet bindshëm. A do të ndodhë e njëjta gjë edhe tani, i dashur lexues? Pyetja që shtrohet është: A kemi një popull kritik dhe që nuk ndjek propagandën?

Një qeveri që i ka të gjitha nivelet e pushtetit, me rreth 12 miliardë euro buxhet të planifikuar, dhe në fund të mandatit ka vetëm 2 kilometra rrugë të asfaltuar nga investimet kapitale, a ia vlen të kapet për faktin që po çkapen nga pasojat e 20 viteve të kaluara nga ish-pushteti?

Teatri “Hadi Shehu” në Gjakovë është pika kryesore e skenës teatrale në qytetin perëndimor të Kosovës, dhe këtë javë ka një super komedi, ndër më të famshmet, që vjen si shfaqje mysafire në teatrin gjakovarë. Me regji të aktores dhe profesoreshës Arbnesha Grabovci Nixha, me datë 18 tetor (sot, e premte) ora 19:00, teatri hap dyert për “Koprracin,” një komedi klasike të dramaturgut J.P. Molière.

Si mund të jesh në pritje të gjërave të reja kur lutjet tua përfshijnë kërkesa specifike?