Live Stories from Prishtina

LIVE

March 27, 2024

Meqenëse në një botë kaq serioze të jesh i rritur është aq e vështirë sa është, filmat që të bëjnë të ndihesh mirë shërbejnë për një funksion vendimtar: Nganjëherë, thjeshtë nuk jemi në gjendje të sfidojmë trurin me një thriller që ka fituar Oscar-in ose ndonjë film të vlerësuar nga kritikët.

Shikim i filmave komedi, romantik apo fantastik shoqëruar me ushqimin e duhur është jashtëzakonisht i vlefshëm për relaksim, pra pse të ia mohoni vetes?

Më poshtë gjeni 6 filmat që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe për t’u arratisur herën tjetër kur keni nevojë për pak qetësi.

Amelie (2002)

Kamarierja nga Parisi, Amelie Poulin, mision të vetëm në jetë e ka të ndihmojë njerëzit të gjejnë kënaqësi dhe padyshim që ky film do të ju bëjë të mendoni si Amelie sa herë që e rishikoni atë.

Ku ta shikoni: Apple TV, Prime Video ose YouTube

 

 

When Harry Met Sally (1989)

Padyshim hyrja më e bukur në krijimtarinë e Nora Ephron-it, ky film ju hyn në punë pikërisht kur e keni bindur veten se dashuria ka “vdekur” pas ndarjeve të shumta që ju kanë ndodhur. Por pse Billy Crystal dhe Meg Ryan nuk luajtën ndonjëherë në filma tjerë bashkë?

Mund ta shikoni; Apple TV, Prime Video ose YouTube

 

 

Julie & Julia (2009)

Në fak,t Julie & Julia, qenka filmi më i mirë i regjisores Nora Ephron, i të gjitha kohërave. Meryl Streep dhe gatimet e saja që shkrihen në gojë, duke i parë vetëm nga ekrani, historitë e vërteta se si jeta dhe libri i gatimit të Julia Child (Meryl Streep) frymëzuan shkrimtaren e re Julie Powell (Amy Adams) për të përgatitur 524 receta në 365 ditë

Mund ta shikoni në; Apple Tv, Prime Video ose You Tube

 

 

Clueless (1995)

Ndoshta ky është adaptimi romantik-komedi më i mirë i librave të Jane Austen. I frymëzuar nga novela “EMMA” e viti  1815, ky film është PR i shkëlqyeshëm për vajzat me popullaritet.

Mund ta shikoni në; Apple Tv, Prime Video ose You Tube

 

 

Father of the Bride (1991)

Tash nuk prodhohen më filma të tillë! Nëse doni të arratiseni në një dramë të vërtetë të viteve të ’90-ta, personazhet në këtë film janë duke planifikuar një martesë! Me afrimin e dasmës së vajzës së tij më të madhe, një baba (Steve Martin) e gjen veten duke hezituar për ta lënë atë të martohet.

Mund ta shikoni në; Apple Tv, Prime Video ose You Tube

 

 

Mama Mia (2008)

Pa ju ofenduar, por nëse arrini deri në fund të këtij “ishulli grek” pa kënduar hitet e grupit ABBA, ka diçka të pashërueshme tek ju. Donna, një nënë e pavarur, beqare, e cila zotëron një hotel të vogël në ishull, është gati ta lërë të shkojë Sofin, vajzën e re plot shpirt që ajo e ka rritur të vetme. Por Sofie ka ftuar fshehurazi tre nga ish-të dashuruarit e nënës së saj me shpresën për të gjetur babain e saj. Një histori me drama për ta shikuar.

Mund ta shikoni në; Apple Tv, Prime Video ose You Tube