Live Stories from Prishtina

LIVE

February 10, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Tashmë e kemi kuptuar që netët si Grammys, Oscars dhe Emmys përveç se përzgjedhin më të mirin në muzikë e filma, po ashtu janë vulë edhe për modën.

Nëse ju jeni adhurues i këtyre mbrëmjeve, padyshim se do t’i komentoni edhe të preferuarit e juaj për dukjen. Rrjedhimisht, veshjet më të komentuara, më të bukura, më elegante, të cilat pak a shumë do t’iu ndihmojnë ta përcaktoni se nga kush doni të inspiroheni për fustanin tuaj të radhës, që do ta vishni në ceremoninë tuaj familjare apo në mbrëmje mes miqsh.

Le t’i hedhim një sy veshjeve të këtij viti, në ceremoninë e fundit të Grammys.

Me të filluar parakalimi mbi tapetin e kuq, dy imazhet kryesore që morën vëmendjen ishin Doja Cat dhe Taylor Swift.

Edhe pse sipas revistave dhe kritikëve të modës, zgjedhjet e këtij viti në modë po cilësohen shumë të heshtura dhe “të varfëra” – kjo për shkak të mungesës së xherdanëve dhe bizhuterive, një ndryshim i cili po thuhet se erdhi si pasojë e “Recession Core”.

Shpjegimi: Recession Core

Recession – një periudhë e rënies së përkohshme ekonomike gjatë së cilës aktiviteti tregtar dhe industrial reduktohet.

Kurse, Recession Core në modë konsiderohet një lëvizje nga të pasurit kur ata solidarizohen me shoqërinë, në këtë rast të famshmit, si aktorët dhe këngëtarët të cilët kursehen nga vënia në dukje e gjërave të shtrenjta si p.sh. xherdanët, gjatë rënies ekonomike.

Sipas magazinës Refinery29, ky ndryshim i tanishëm po ndodh për shkak të inflacionit ekonomik që ka përfshirë disa vende, teksa rrënjët i ka në Recensionin e Madh të vitit 2008, ku rrjedhi “pamja minimaliste” që të famshmit e sollën në trend.

Kthehemi tek Grammys

Doja Cat nga Versace. Krejt ndryshe nga viti i kaluar kur Doja kishte veshur fustanin në ngjyrë të blertë dhe material të butë, këtë vit ajo iu kthye materialit latex dhe ngjyrës së zezë. Madje, ngjyra e zezë dominonte edhe tek flokët, make-up dhe bizhuteritë.

 

 

Lizzo nga Dolce & Gabbana. Njësoj si çmimet që mori dhe solli lumturi tek audienca me fjalimin e saj, edhe veshja e Lizzos ishte si një lule pranvere e cila i solli ngjyra pozitive mbrëmjes.

Laverne Cox nga Kim Kassas. Cox mund të jetë nga të famshmet e pakta që kishte një varëse të cilën e kishte kombinuar me detajet e fustanit.

Taylor Swift nga Roberto Cavalli. Kënga e këngëtares, “Bejeweled” nga albumi Midnights, e përshkruan mjaftueshëm fustanin me pjesën “Shimmer”.

Harry Styles nga Egonlab. Mbreti i kostumeve shumëngjyrëshe!

Cardi B nga Gaurav Gupta. Ajo ishte mbretëresha e ngjyrës blu!

Paris Hilton nga Celine. E njohur si një nga influencat e viteve të 2000-ta, Hilton u rikthye me fustanin e saj me shkëlqim dhe prerjet asimetrike. Detaje këto që e veçonin vitin 2000.

Bebe Rexha nga Moschino. Nuk e kisha parë ndonjëherë këngëtarën tonë shqiptare në ngjyrën rozë. Ajo ngjasonte me një Barbie me flokë të bardha.

Kim Petras nga Victor Costa. Ngjyra e kuqe tek Kim i dhuronte asaj pamjen e Borëbardhës.

Charli D’Amelio nga Carolina Herrera. Charli me bukurinë e saj kaq natyrale, duket e mrekullueshme me këtë fustan të thjeshtë të zi.