Live Stories from Prishtina

LIVE

February 13, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Kur gjendemi në ato vikendet e mërzitshme që asgjë nuk “shijon”, – disponimi të rregullohet kur në televizon transmetohet diçka e mirë dhe me shumë adrenalinë. Këtë vikend një show me shumë emocion ishte Super Bowl, i cili ofroi diçka për secilin.

Shumica që vendosin ta përcjellin Super Bowl e kanë arsyen e qartë: futbollin. Mirëpo, ndjekësit jo sportiv janë për të parë pjesën e parë të shfaqjes, performancën 13-të minutëshe nga këngëtarët më të famshëm në botë.

Si rrodhi historia e Super Bowl Half Time dhe cilat ishin performancat më të njohura deri më sot?

 

Që nga viti 1976, çdo shfaqje e futbollit që përcillej me performanca te këngëtarëve, fansat mund ta shihnin vetëm live, por gjithçka ndryshoi në vitin 1993 – viti që Michael Jackson e ktheu shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl në televizion.

Por, pse ekziston një shfaqje në pjesën e parë të Super Bowl?

Loja vjetore e futbollit amerikan dhe argëtimi gjatë Half Time Show, përfaqëson një lidhje themelore me kulturën pop, e cila ndihmon në zgjerimin e audiencës televizive dhe të interesit mbarëkombëtar.

Ndoshta mund të keni dëgjuar apo edhe e keni parë vetë që performancat në Half Time Show janë nga ato më të kushtueshmet, më mbresëlënëset dhe më madhështoret, ku çdo vit skena ndryshon varësisht nga artisti, dhe ja ku e keni një informacion – artistë nuk paguhen për performancat e tyre. E gjithë kjo do të thotë se shfaqja në Super Bowl mund të ndihmojë në prezantimin (ose riprezantimin) e artistëve me një audiencë më të gjerë. Fakti që mbi 100 milionë njerëz thuhet se e vizitojnë këtë shfaqje çdo vit është mjaftueshëm si reklamë për artistët.

Pas pesë vitesh larg fansave, këtë të diel, Rihanna ishte në skenë për 13 minutat e famshëm.

Rihanna u emërua si artistja e spektaklit të pjesës së parë të Super Bowl 2023 në Shtator. Ishte një shfaqje e paharrueshme që u prit me shumë lëvdata, duke shfaqur një listë dëgjimi të të gjitha hiteve që emocionoi shikuesit. Çfarë e bëri më të veçantë performancën e Rihanna-s? Ajo shpalosi barkun e saj duke treguar që po pret fëmijën e dytë.

Rihanna performoi për herë të fundit live në janar të 2018-së dhe nuk ka publikuar një album të ri që nga viti 2016, kështu që të thuash se pritej shumë nga performanca e saj në “Super Bowl 57”, tingëllon shumë e nënvlerësuar. Sido që të jetë, ajo këndoi hitet e saj më madhështore duke i bërë të gjithë t’i këndojnë ato.

Meqë këtë vit u bënë 57 shfaqje, le të kalojmë nëpër shfaqjet më të komentuara deri më sot.

Në krye të listës janë Jennifer Lopez dhe Shakira, të cilat ishin bashkë performueset e Super Bowl 2020. Dy yjet e pop-it, të cilat nuk kursehen kurrë në skenë, nuk na zhgënjyen as këtë herë, duke e mbyllur shfaqjen me kostumet e tyre prej ari dhe argjendi.

Një tjetër moment i spikatur është Lady Gaga me shfaqjen e saj të pjesës së parë të vitit 2017. Kush mund ta harronte atë moment kur ajo filloi performancën e saj duke u hedhur nga çatia e stadiumit, e mbështetur vetëm nga një tel i hollë.

Një vit më parë, për Super Bowl 50 – në vitin 2016 ishte Beyoncé, e cila bashkë performoi me Coldplay dhe Bruno Mars.

Është e vështirë të mos mendosh për një shfaqje të pjesës së parë pa përmendur performancën më të diskutuar të të gjitha kohërave, momenti kur Justin Timberlake dhe Janet Jackson dolën së bashku në skenë.

Në vitin 2021 performoi The Weeknd, ndërsa në vitin 2022 – Dr. Dre, Snoop Dogg, Eminem, Mary J. Blige, Kendrick Lamar, 50 Cent dhe Anderson .Paak.

Kjo shfaqje është nga më të ndjekurat në Amerikë dhe e përcjellë çdo familje.