Arkiva
21 Janar, 2023
Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.
Është lehtë ta harrosh “modën” në ditët e ftohta, kur krejt çka dëshirojmë është të ndihemi rehat dhe ngrohtë.
Por, të vishesh bukur edhe në ditët e ftohta dhe njëkohësisht të ndihesh ngrohtë është art në vete, të cilën na e mundësojnë brendet e njohura në rastet e ndryshme të prezantimit të koleksioneve, si ky i fundit për meshkuj në sezonin “Vjeshtë 2022”.
Me dhjetëra veshje, nga ngjyrat më të mbyllura deri tek ajo neon, pushtuan pistat e Milanit nga Fendi dhe Prada datën e 15-të janarit.
Nëse deri tani veshjet klasike kanë tingëlluar si absurde për t’u veshur në përditshmëri, Fendi në koleksionin e fundit për meshkuj e ka theksuar se kjo kategori nuk ka më nevojë të vishet vetëm në raste të veçanta.
Jo shumë ndryshe nga Fendi, koleksioni i brendit Prada u simbolizua me qëllim për t’i bërë njerëzit të ndihen të rëndësishëm dhe të veçantë, prandaj edhe duartrokitjet pas promovimit të koleksionit zgjatën 1 minutë.
Ajo çka e bën të veçantë koleksionin vjeshtor për meshkujt këtë vit është përdorimi i detajeve.
Mbizotërimi i aksesorëve. Çanta të mëdha, shall në fyt dhe vathë.
Ngjyrat e përdorura. Bordo, e kaltër e errët, e zezë, bezhë, hiri, e kuqe dhe neon.
Detaji i njëjtë në dy koleksionet e brendeve, është përdorimi i Kashmirit.
Nëse keni menduar që këtë vjeshtë t’i largoni nga dollapi juaj setrat “oversized”, vazhdoni t’i mbani, pasi që Fendi ka sugjeruar përdorimin e tyre edhe këtë vit. Nuk jemi mësuar t’i shohim tek meshkujt, mirëpo Fendi po risjell edhe setrat “crop-top” për në përditshmëri. Me ngjyrën bordo, brendi ka sjellur në qendër xhaketat me materialin kashmir rreth pjesës së qafës, teksa këtë koleksion e karakterizojnë palltot e gjata me katror, ngjyrë të zezë, bezhë, hiri dhe bordo.
Ndërsa, Prada ka rikonstruktuar gjatësinë e xhaketave “bomber”, duke shtuar si aksesor rripin, aksesorin e njejtë mund ta gjeni edhe tek palltot e gjata të lëkurës. Po ashtu, nuk mungon dekorimi i palltove me kashmir në fund të palltos dhe tek pjesa e krahëve. Çfarë e veçon këtë vit Pradën janë kominoshet me ngjyra neon.
Dy brendet e prezantuara janë munduar që përmes përdorimit të materialit pëlhurë dhe ngjyrave të bashkojnë bukurinë dhe tradicionalen e rrobave në një të vetme.